Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

262 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Nje gezim i hidhur

110Inter – Nje gezim i hidhur
Inter Club Staff

Ka gola qe mbeten pergjithmone ne histori, gola ndoshta te padobishem per rezultate te caktuara por qe qendrojne ne memorien e tifozeve per vite me radhe ose ndoshta, pergjithmone. 

Eshte ky rasti i mrekullueshem i golit te shenuar nga Graziano Bini ndaj Real Madrid ne ate gjysemfinale te Champions League ne 1981, nje gjysemfinale traumatike: ai 2-0 i rende i Madrileneve ne Bernabeu doli te ishte nje pengese mjaft e madhe per djemte zikalter dhe pikerisht ai gol i shenuar nga Bini ne Meazza qe sherbeu per rezultatin 1-0 final nuk mjaftoi per ti dhene zikalterve fitoren. “Na mungoi Oriali ne ndeshjen e pare – tregon Bini – duhet te ishte ai qe te markonte Uli Stelike. Jam i bindur qe me Lelen do te kalonim ne e do te fitonim edhe ndaj Liverpool.”

Karriera e Graziano Binit tek Interi eshte e perbere nga cilesi shume te larta te treguara disa here dhe shume momente te veshtira. Ai u teserua pas nje prove ku vezhgues ishte Helenio Herrera, debutoi 17 vjec ne 1972 me Invernizzin, por pati veshtiresi te gjente hapsira duke pare se perpara tij ne hirarki kishte nje monument si Facchetti: statura e tij (1,88) dhe karakteristikat e tij e bejne menjehere ate pasardhesin natyral te Giacinton por te gjeje nje pozicion titullari ne fushe ishte e pamundur, te pakten deri kur ne pankine erdhi Eugenio Bersellini. Eshte “Gjenerali i Hekurt” ai qe vendosi te vinte bast mbi lojtarin nga Lungangone dhe le te themi se ishte nje bast me fund te lumtur. Nga 1977 deri ne 1982 do te vijne gezimet e para, nga skudeto e 1980 e deri tek dy Kupat e Italise (1978, 1982), ku e para u vendos nga nje gol i tij.

“Per tre vite i kam folur me “Ju” Facchettit, Mazzoles dhe Boninsegnas. E nuk eshte se ata me thane “na therrit ne emer”, jo, donin te vazhdoja ti therrisja me “ju”. Por kishin te drejte sepse eshte nje forme respekti total.”

Pas katermbedhjete vitesh ne Serie A si njeriu i fundit i mbrojtjes, nje ‘libero’ tipik, 7 prej tyre i luajti si kapiten, pagoi fizikun e tij kompleks me nje seri demtimesh dhe i fundit ishte ai me fatali: problem me nje nga venat e njeres kembe. Por ai la pas nje gol qe beri historine.

Graziano Bini (San Daniele Po, 7 janar 1955) pas nje eksperience te shkurter tek Cremonese, ben debutimin e tij me bluzen zikalter ne moshen 17 vjecare ne 1968. Me Interin luan ne total 233 ndeshje dhe shenon 7 gola: me shiritin e kapitenit ne krah fiton nje kampionat (1979-1980) dhe dy Kupa Italie (1977-1978 dhe 1981-1982) Mundialito ne 1981, ku shenon edhe dy gola. Ne 1985-1986 transferohet tek Genoa ku e mbyll karrieren duke luajtur dy sezone ne Serie B.  

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.