Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

415 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, futet ne gare edhe Real Madrid. Ne Spanje zbulojne: “Eshte ne shenjestren e Perez. Klubi ka nje ide te qarte per sulmin.”

Icardi, futet ne gare edhe Real Madrid. Ne Spanje zbulojne: “Eshte ne shenjestren e Perez. Klubi ka nje ide te qarte per sulmin.”
Inter Club Staff

Cdo dite qe kalon tashme ka lajme per te ardhmen e Mauro Icardit dhe shume here ato jane kontradiktore. 

Nderkohe qe dje flitej per nje prishje te mardhenieve me PSG, sot flitej se parizienet duan ta blejne argjentinasin.

Por nderkohe qe Corriere dello Sport mbeshtet idene se Paris Saint-Germain deshiron ta mbaje, nga Spanja jane te idese se ai nuk deshiron te qendroje me ne Paris por nuk ndalen me kaq.

Mundo Deportivo ka nje ide tjeter dhe tregon se si Real Madrid nuk e ka humbur ne asnje moment nga shikimi lojtarin.

“Los Blancos kane patur nje bisedim te gjate me familjen Icardi. Ai eshte nder te paret ne listen e Florentino Perez.”

“Sezonin e shkuar ka qene nje nga objektivat e madrileneve dhe kjo gje nuk ka ndryshuar kete vit.”

“Reali e konsideron nje sulmues te madh dhe e shikon se cmimi prej 70 milione eurosh qe ai ka eshte nje okazion i madh merkatoje.”

“Nderkohe qe Benzema ka nje moshe jo te re tashme dhe Jovic ka qene nje deshtim total, Realit i duhet me patjeter nje sulmues qendre qe shenon gola me lehtesine qe ish-kapiteni i Interit shenon pothuajse gjithmone.”

Prandaj, PSG ka nje konkurent te ri dhe Interi qe deshiron ta shese me patjeter nuk ka se si te mos gezohet nga ky lajm.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.