Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

296 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, vijne lajme shume te keqija nga Parisi per Interin

Inter Club Staff

E ardhmja e Mauro Icardit me sa duket nuk do te jete aspak Paris Saint-Germain. 

Sulmuesi argjentinas, pas nje sezoni te kaluar ne huazim nen kembet e Kulles Eiffel, ka marre vendimin per tu larguar nga ky klub per tu rikthyer te luaje ne Itali.

Ky eshte nje lajm shume i keq per Interin qe mendonte se do te arrinte nje plusvalence teper te madhe me shitjen e tij ne menyre perfundimtare tek parizienet.

PROBLEM I VJETER-I RI PER INTERIN – “Sigurisht qe per Interin ky eshte nje problem me shume. Jo vetem qe zikalterit shohin te sfumohen 70 milione eurot qe do te ishin nje thesar i vertete ne bilanc sepse do e ishin plusvalence e paster, por problem do te jete edhe gjetja e nje skuadre te re per te.”

“Kjo sepse qendrimi tek Interi eshte i mundshem vetem ne nje univers paralel sepse Mauro Icardi e ka mbyllur historine e tij me Interin perfundimisht.”

“Por tani situata rrezikon te behet akoma me e veshtire se nje vit me pare. Problemi i pare eshte rreziku i zhvleresimit te kartonit te tij.”

“Ndalimi nga pendemia duket se do te ndikoje edhe ne uljen e te gjithe kartonave te lojtareve. Keshtu, ne keto kushte qe jemi sot, asnje klub nuk do te paguante dot 70 milione euro per nje lojtar.”

“Edhe pse Mauro Icardi nuk deshiron te qendroje tek Parisi, 70 milione euro do te ishin shume edhe per sheikun e klubit francez ne kete periudhe.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.