Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ajo qe mund te bejne sot Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic eshte historike!

Inter, ajo qe mund te bejne sot Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic eshte historike!
Inter Club Staff

Me te gjitha mundesite, edhe Marcelo Brozovic edhe Ivan Perisic sot do te luajne nga minuta e pare ndaj Anglise. 

Ivan Perisic ka luajtur ne cdo ndeshje si titullar dhe eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te Kroacise.

Ndersa per sa i perket Marcelo Brozovic, ai eshte ulur disa here ne pankine nga tranjeri Dalic, por ne total ka luajtur ne te gjitha ndeshjet edhe pse ne disa si zevendesues.

Sot ne Moske do te jete ne loje nje finale Boterori kunder Frances (ata fituan dje 1-0 ndaj Belgjikes).

Anglezet nuk e arrijne nderkohe nje finale Boterori qe prej vitit 1966, ndersa per Kroatet do te ishte dicka historike.

Kombetarja e Kroacise nuk e ka arritur kurre ne historine e saj nje finale Boterori dhe duke pare lojtaret ne perberje, nuk eshte aspak cudi ta mendosh.

Nderkohe, keto jane te rejat per sa i perket formacionit te Kroacise:

Marcelo Brozovic, pasi e nisi nga pankina ndaj Rusise, pritet te rikthehet nga minuta e pare dhe te luaje perpara mbrojtjes ne nje formacion 4-1-4-1 nga Dalic me Rakitic dhe Modric perkrah tij me te avancuar dhe me ne krah.

Ivan Perisic me te gjitha gjasat do e nise si gjithmone nga krahu i majte. Jashte do te jete nje ndermjet Kramaric dhe Rebic. Jane rekuperuar nderkohe Lovren, Subasic dhe Vrsaljko.

Por te mos harrojme, ajo qe mund te beje sot Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic nuk do te jete historike vetem per Kroacine nese arrijne ne finale por edhe per Interin: qe prej Boterorit 1982, cdo finale Boterori ka pasur te pakten nje Interist.

Sot do te marim vesh nese rekordi do te vazhdoje ose jo…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.