Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2019

Scroll to top

Top

1,383 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, armet e pa eksploruara te Mazzarrit…

Inter, armet e pa eksploruara te Mazzarrit…
Donald Elmazi

Nuk do te jete e fundit dhe per te qene me preciz me e detajuara, por sigurisht ndeshja kunder Juvnetusit per Massimo Morattin rrezikon te marre nje shije shume te rendesishme. Sigurisht, perpos deshires se forte per te qene me nje rol ne kuadron interiste, Presidenti aktual do te perballet ndoshta per here te fundit me rivalet historike si pronar dhe i vetem per krijesen e tij me te dashur. Kalimi i mazhorances se kuotave ne duart e Erick Thohir eshte vetem ceshtje kohe dhe takimet e fundit londineze nuk kan bere gje tjeter vec te pershpejtojne nje proces te pashmangshem dhe shume te perparuar drjet mbylljes finale.

Veshtire te zgjidhesh problemet lidhur me lojen duke pasur gjithe kete peshe mbi supe, por edhe me kete duhet te merret Walter Mazzarri duke u veshur me rolin e nje lideri te vertete te nje grupi per tu rindertuar dhe vecanerisht ne personalitet. Nje problem deri tani i arrire mire nga tekniku i San Vincenzos, por qe mund te marre konture me te gjere duke pare armet e pa zbuluara dhe te transmetuar me nje deshire dhe force te madhe.

Riferim i pashmangshem eshte edhe Mateo Kovacic, dy prezenca nga dy te mundshme, por te limituara nga demtimi veror dhe nga ai me Catanian me pas, pa permendur dhe situaten e Fredy Guarin: kolumbiani eshte vleresuar nga Mazzarri ne fazen pergatitore ne Pinzolo, stimuluar nga tekniku sepse beson se mund te beje ate interpretuesin me te mire ne qarkullim per rolin qe ka. Progresi duket por rruga eshte akoma e gjate.

Diskutim analog dhe per repartin e avancuar, perpos drites se Ruben Botta-s, strategjikisht te parkuar ne Livorno deri ne janar, te dhenat cojne te Mauro Icardi dhe Ishak Belfodil, te dy ne kerikim te golit te pare zyrtar. Vendosmeria e qellimeve duhet sa me shpejt te ndiqet nga progresi edhe ne tabelen e golashenuesve. Walter Mazzarri nuk ka qene kaq shume i bindur ndonjehere qe mund ta fitoje sfiden e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.