Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 26, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”
Inter Club Staff

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot ndaj Viktoria Plzen.

Ka qene nje fitore e paster, 4-0, ku Inter se ka vene ne diskutim ne asnje moment rezultatin dhe fitoren ne kete ndeshje.

Nderkohe, ne fund te takimit, perpara mediave ka dale te flase edhe shqiptari i talentuar i Interit, Kristjan Asllani.

Keto kane qene fjalet e tij: “Emocion shume i bukur. Jemi teper te lumtur sepse grupi ka qene teper i veshtire”.

“Jemi treguar ne shume te zotet qe kemi kaluar me tej. Tani mendjen te kampionati dhe me pas per 1/8 do te mendojme me qetesi”.

“Eshte nje emocion i madh sidomos per mua sepse jam nje interist qe femije. Rasti i humbur ne Barcelone shkoi si shkoi”.

“I falenderoj te gjithe shoket e skuadres qe praktikisht me kane shpetuar dhe me kane hequr nga shpatullat peshen e atij rasti”.

“Kam luajtur pak? Eshte normale, sepse kam para lojtare te medhenj. Te forte. Cdo dite tentoj te rrembej dicka nga Calhanoglu apo Brozovic, thjesht duhet te jem i perulur per te punuar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.