Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, asnje dyshim: “Ka ardhur direkt nje pergenjeshtrim nga klubi per kete emer. Argjentinasi nuk…”

Inter, asnje dyshim: “Ka ardhur direkt nje pergenjeshtrim nga klubi per kete emer. Argjentinasi nuk…”
Inter Club Staff

Ne kete moment qe po flasim, emrat qe po perfliten per tek Interi ne sezonin e ardhshem jane shume.

Nje nder repartet me te perfolur ne merkato eshte pikerisht ai i majti, ku Perisic mund te largohet se eshte ne fund te kontrates.

Ne oret e fundit, Tuttosport ka ngritur nje hipoteze te re: “Direkt nga Argjentina eshte “Radio Continental” e cila flet sot per 28 vjecarin e majte Fabrizio Angileri te River Plate.”

“Ai eshte ne skadence kontrate ne 30 qershor dhe ka edhe nje pashaporte italiane qe do te ndihmonte ate te vinte ne Milano” shkruajne ata. Por me sa duket, nuk ka sinjale te forta nga klubi per kete gje.

Sipas asaj qe tregon sot FcInterNews.it, nga klubi zikalter nuk ka asnje konfirmim per kete emer por madje eshte pergenjeshtruar.

“Nga zikalterit nuk ka pasur asnje tentative dhe me sa duket burimet zikalter jane habitur nga ky emer ne oret e fundit.”

“Me gjithe respektin per lojtarin, por ai nuk futet fare ne parametrat e lojtareve ku Interi mund te investoje kete vere.”

“Ai ka nje moshe relativisht te larte per te ardhur ne Europe e per te luajtur ne nje klub si Interi nderkohe qe eshte 28 vjec.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.