Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

713 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe zevendesi i Contes, mr. Stellini: “Ja kush ishte lojtari qe me pelqeu me shume sot. Sanchez? Ne nuk…”

Inter, flet edhe zevendesi i Contes, mr. Stellini: “Ja kush ishte lojtari qe me pelqeu me shume sot. Sanchez? Ne nuk…”
Inter Club Staff

Cristian Stellini, zevendesi i Contes, por sot ne detyren e teknikut te Interit,  duke pare skualifikimin e tranjerit te pare, ka dhene komentin e tij menjehere pas ndeshjes per mikrofonat e Dazn.

Sanchez eshte nje alternative ne sulm. Me mire ta mbash apo jo?

“Une nuk merrem me merkato, por mund te them qe ne jemi shume te lumtur me Alexis, njejte si me te gjithe lojtaret tane.”

“Jane te gjithe te perfshire ne lojen tone dhe ne kapjen e objektivave qe ne kemi.”

“Nuk do te ndryshojme asnje duke menduar menyren se si lojtaret punojne. Ne jemi teper te lumtur me ta.”

A te ka pelqyer Eriksen? Si po reagon ai ne lidhje me motivimin per te luajtur ne nje pozicion qe nuk eshte pozicioni i tij?

“Per mua ka qene nje nga lojtaret qe me ka pelqeyer me shume ne fushen e lojes. Por dua te them pasi them kete, se me ka pelqyer e gjitha skuadra.”

“Ai po aplikohet shume ne nje rol ku duhet shume inteligjence taktike, por ai po e tregon se ka vlera te medha per ate pozicion.”

“Inteligjenca e tij mund te shfrytezohet per te luajtur ndeshje te nje niveli te larte pikerisht si sot.”

Shpesh here e therrisje Hakimin sot qe te zgjatej me shume.

“Ishte nje zgjedhje taktike, me dy mesfushoret qe kishte afer, ai dhe Perisic kishin shume hapsire per te luajtur shpesh nje kunder nje.”

“Ne keto situata duhet te shfrytezosh me se miri, sepse karakteristikat e tyre jane teper te mira per keto pozita.”

Kjo ndeshje a mund te jape nje shtyse tjeter per Eriksen?

“Po. eshte ajo qe presim nga ai. Duke luajtur me vazhdimesi me te madhe mund te permiresohet ndeshje pas ndeshje.”

“Ai po pershtatet ne kete rol te ri dhe me nje faze sic eshte ajo e mbrojtjes. Ka bere nje pune te madhe sot dhe jemi teper te lumtur.”

“Ai eshte nje vlere e shtuar mbi te cilin kemi punuar shume por duhet thene se edhe ai vete ka punuar shume.”

“E shtrengojme afer vetes fort, sepse ketij Interi mund ti jape shume.”

I ke uleritur Perisic apo jo?

“Djemte e dine shume mire se kur duhet te bejne dicka me shume e kur duhet te terheqin kemben ne te gjithe 90 minutat.”

“Ata kane luajtur fiks sikur te ishte Conte. Ata e degjonin zerin e tij edhe pse ai ishte ne tribune (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.