Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Interit sulmon rende Suning: “Me vjen shume keq qe ata kane ne dore Interin tone: ja pse.”

Legjenda e Interit sulmon rende Suning: “Me vjen shume keq qe ata kane ne dore Interin tone: ja pse.”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate te dhene nga Luisito Suarez per Il Giornale, ai nuk shpreh aspak fjale te mira per Suning. 

Ish-lojtari i Interit, legjende e klubit dhe Top i Arte ne 1960, ka folur keshtu per ditet e tij ne karantin por edhe per Interin duke sulmuar Suning.

PORTAT E MBYLLURA NE FUTBOLL – “Sot, per futbollin nuk ka alternativa dhe jam ne nje mendje me autoritetet se nuk duhet te luhet.”

“Eshte ende shume shpejt, dhe duhet te presim gushtin apo shtatorin duke bere mbase si ne Hollande ku titulli nuk duhet te jepet per askend.”

“Nuk eshte fundi i botes. Lojtaret duhet te flasin me njeri-tjetrin, per te mbrojtur shendetin e tyre. Si mund te mendohet per nje ndeshje pa kontakte fizike? E pastaj me porta te mbyllura per tifozet nuk eshte me futboll.”

PARATE NE FUTBOLL – “Edhe kalimi im tek Interi erdhi per 25 milione pestas per Barcelonen qe po kalonte nje moment te krizes financiare te rende per shkak te ndertimit te stadiumit te ri.”

“Por shume para ne futboll po prishin talentet e rinj qe spo e kuptojne se futbolli eshte vuajtje dhe sakrifice. Kujtoj kohen kur luanim dhe ishim femije. Cfare vuajtje. Me top te qepur. Sot kane gjithcka cfare i duhet dhe humbasin pa filluar ende.”

KONSULENT NE MERKATO – “Bashke me Mazzolen kemi sjelle tek Interi Pirlo, Seedorf, Frey, Simeone, Zamorano, Silvestre. Na shpetoi Ronaldo, portugezi, lojtar qe kisha kontaktuar vete personalisht.”

SHITJA E PIRLOS – “Pirlo kishte shume nga une ne fushe. Shihja veten time tek ai gjithmone. Me ka ardhur keq ta shihja te largohej.”

INTERI TEK KINEZET – “A do e kisha imagjinuar Interin ne duar te kinezeve? Kurre dhe me vjen shume keq per kete sa here e mendoj.”

“Nuk jam me i apasionuar pas Interit ashtu si kam qene kohe me pare pikerisht per kete fakt. Une nuk i kam dashur investuesit e huaj. Me vjen keq qe Suning ka ne dore Interin tone sot.”

“Jam trishtuar shume kur pashe qe Appiano Gentile ne emrin e Angelo Morattit te madh u be Suning Center dhe poshte u shkruajt ne memorie e Angelo Morattit.”

“Mbi te gjitha, e gjitha e shkruar ne anglisht dhe as ne italisht: kam ndjere nje inat te pamase kur e kam pare. Nuk munda ta frenoj.”

“Keta kane ardhur per te bere para me Interin, nuk njohin gje tjeter, nuk kane kulture, nuk e njohin futbollin, mund te fshijne cfare te duan por historine e Interit dhe te personit qe e ka bere te madhe nuk e fshine dot.”

“Edhe pse e heqin emrin nga qendra stervitore, askush nuk e quan ate ambjent Suning Center por te gjithe ne e dime se si e ka emrin.”

“Nuk shkoj ne San Siro prej kohesh sepse nuk shoh me ate zemren e madhe te skuadres dhe te klubit te madh me te cilin jam dashuruar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.