Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Bergomi jep alarmin: “Ja ku vuan Interi i Inzaghit me shume. Per mendimin tim tranjeri duhet te…”

Inter, Bergomi jep alarmin: “Ja ku vuan Interi i Inzaghit me shume. Per mendimin tim tranjeri duhet te…”
Inter Club Staff

“Inter eshte i bukur per tu pare, sulmon me kualitet, dergon shume njerez pertej gjysmefushes se saj.”

“Deri ne momentin qe ke topin, kjo eshte nje loje qe ja vlen. Por kur humbet topin behet shume e komplikuar qe te rekuperosh fushe nese nuk arrin ta fitosh direkt topin me presion te larte.”

Kete e shpjegon Beppe Bergomi, i intervistuar per La Gazzetta dello Sport, ku flet per Interin dhe per situaten te zikalterit.

Si i shpjegon veshtiresite qe ka Skriniar, De Vrij dhe Bastoni ne keto raste?

“Tre qendroret e Interit jane vertete shume te forte. Shume te forte, e theksoj kete. Por ne krahasim me te kaluaren tani jane te detyruar te mbrojne nje kunder nje, ne fushe te hapur. Historia behet me e komplikuar ne kete menyre.”

Nuk eshte menyra me e mire per te luajtur duke pare se Allegri ka nje skuader qe mund te godase fort ne kundersulm.

“Eshte e vertete, eshte keshtu. Me Sheriff ka pasur disa raste rreziku: nje rrezik ky qe nuk mund ta ndermarresh me kundershtare si Chiesa, Morata apo Cuadrado.”

Ceshtje sjellje?

“Mbase. Ne kuptimin se ndonjehere mund te pranosh qe kundershtari te beje ndeshjen, duke u terhequr disa metra prapa, por duke u bere gati per kundersulme sapo te maresh topin.”

Cfare mendon: Darmian dhe Vidal perpara Dumfries dhe Calhanglu per Juventusin?

“Dumfries i mungon hapi i fundit. Do te permiresohet. Pastaj sapo ta zoteroje kete, do te behet titullar i padiskutueshem.”

“Ne prag te Juves gjithesesi une do te luaja me Darmian sepse te jep me shume ekuiliber. Ne mesfushe nderkohe nese eshte mire, pres Calhanoglu.”

“Ndryshe do te luaje Vidal, qe sjell fizik dhe eksperience qe eshte thelbesore ne ndeshje si keto.”

Do te jete nje ndeshje decizive? 

“Po, per te dy skuadrat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.