Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 2, 2021

Scroll to top

Top

432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Bergomi nuk ndalet: “Eriksen? Me vjen keq, por jo. Mesfushori me i forte i Interit eshte…”

Beppe Bergomi nuk ndalet: “Eriksen? Me vjen keq, por jo. Mesfushori me i forte i Interit eshte…”
Inter Club Staff

Ne studiot e Sky Sport ashtu si eshte tradite tashme, diten e djeshme ka qene prezent edhe Beppe Bergomi.

Ai ne rolin e opinionistit eshte treguar shume pro-Milanit ne kohet e fundit, duke thurur elozhe te medha per ta.

Nuk kane qene te pakta heret kur ‘Zio’ ka thene se Milani eshte nje pretendent serioz per titullin kete sezon, por dje ai duket se nuk ka thene asgje te tille.

Ai eshte ndalur te fitorja e Interit ne derbi, duke i njohur meritat fillimisht Interit te Contes, por duke kurorezuar edhe nje lojtar si mesfushorin me te mire ne skuader.

“Interi arriti te fitonte nje ndeshje te komplikuar ndaj Milanit dhe meritat normalisht qe i shkojne skuadres zikalter.”

“Conte e kishte pergatitur shume mire ndeshjen dhe kjo gje u pa edhe ne fushen e lojes ku Interi ishte shume i vendosur mire.”

“Eriksen? Sot ka luajtur shume mire, por me vjen keq, sepse mesfushori me i mire i skuadres se Interit ne kete moment per rendesine e tij, eshte Brozovic.”

“Duket qe eshte pershtatur mire, ai nuk i ngre me as duart siper qiellit, ishte shume i perqendruar. Conte ka rekuperuar nje lojtar te rendesishem dhe kjo eshte nje gje e madhe per kete Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.