Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

213 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Sot nje sfide e rendesishme, pres nje reagim: nje fitimtar di se si te ringrihet pas nje humbjeje. Te rinjte…”

Thohir: “Sot nje sfide e rendesishme, pres nje reagim: nje fitimtar di se si te ringrihet pas nje humbjeje. Te rinjte…”
Ardi Deda

“Sot do te jete nje ndeshje e rendesishme, por eshte vetem nje nga ndeshjet e kampionatit. Ne Serie A ka gjithmone surpriza, mjafton te shohesh rezultatet, dhe per kete them se nuk eshte kurre e lehte te besh pike ne Itali. Por jemi Inter, duhet te fitojme, te bejme mire dhe te luajme si luftetare. Sidomos sot, duke pare qe do te jene shume tifoze ne stadium”. Keshtu shprehet Erick Thohir ne mikrofonat e Inter Channel perpara Inter-Napoli”.

“Mendoj se eshte e rendesishme qe tek Interi i ri te vendosim te gjithe bashke kolektivisht, si nje skuader. Nuk eshte puna e nje personi te vetem. Sa here qe me pyesin per situaten ne shoqeri u them qe fitorja nuk eshte vetem ne futboll, por edhe ne biznes. Tani eshte e rendesishme qe skuadra te tregoje se me cfare brumi eshte e bere, sepse sipas nesh kemi nje organike te mire. Natyrisht, kur nuk fitohet, nuk jemi te kenaqur. Por ka nje detaj: nje fitimtar ringrihet ne kembe pas nje humbje dhe kjo eshte ajo qe dua nga Inter”.

Primavera fitimtare ne derby: “Primavera eshte e pabesueshme: 6 fitore ne 6 ndeshje, me 24 gola te shenuar dhe 3 te pesuar. Besoj shume tek ata, kemi futbolliste te rendesishem si Camara, Puscas, Radu, Dabo, Bonazzoli, Donkor: shume elemente qe mund te vijne ne skuadren e pare ose te shkojne ne huazim ne ligat e tjera. Eshte e rendesishme qe te rinjte te tregojne karakter dhe aftesi te mira, duke treguar qe meritojne Interin dhe jo skuadra te tjera. Te behen me te miret nga te gjithe per te merituar per te qendruar tek Inter”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.