Inter, flet edhe talenti 18 vjecar Zanotti: “Kjo eshte nje enderr. Krahasimi me Zanettin eshte i bukur por ju lutem…”
Interi i Inzaghit rikthehet te fitorja pas humbjes ne Madrid dhe merr nje sukses te madh ne kampionat ndaj Cagliarit qe vlen vendin e pare.
Nderkohe, ne kete ndeshje ka pasur minuta edhe per Mattia Zanotti, nje djalosh teper te talentuar te Primaveres dhe i datelindjes 2003.
Keto kane qene fjalet e tij pas ndeshjes per Inter TV.
“Kjo eshte nje enderr. Nuk ka shume fjale pas nje nate si kjo. Falenderoj misterin dhe shoket e skuadres per mundesine qe me dhane sot.”
“Pastaj, perpara nje San Siro te mbushur plot e perplot, eshte gjithcka ndryshe…”
Ka nga ata qe kane filluar te te therrasin Javier Zanotti… Eshte idhulli yt?”
Po, eshte Pupi. Eshte e bukur te krahasohesh me te por ju lutem, eshte shume e veshtire te krahasohet njeri me te.”
Je futur mire ne ndeshje. Ke bere edhe nje assist per traversen e Sanchez…
“Do te kishte qene qershia mbi torte por per mua kjo nate eshte bere e mrekullueshme njehere e mire sot.”
Kujt ja dedikon kete debutim?
“Famuljes time, miqve te mi dhe te dashures sime. I falenderoj te gjithe personat qe keto vite me kane qendruar afer.”
Cfare te ka thene Inzaghi?
“Me ka thene ‘qendro i qete, bej punen tende dhe shko perpara’.”