Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare gjesti i madherishem nga Massimo Moratti: “Ka vendosur ti dhuroje ish-lojtarit te Interit…”

Inter, cfare gjesti i madherishem nga Massimo Moratti: “Ka vendosur ti dhuroje ish-lojtarit te Interit…”
Inter Club Staff

Ish-lojtari i Interit, Mauro Bellugi, ka humbur te dy kembet e tij. Doktoret jane detyruar t’ja presin per shkak te nje pasoje qe atij i ka lene Covid19.

Nderkohe, rreth ish-lojtarit te Interit ka pasur shume solidraritet nga e gjithe bota zikalter: qe te Boninsegna e deri tek Altobelli e Moratti, te gjithe jane shprehur ne mbeshtetje te Bellugit ne kete moment te veshtire.

Edhe kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, tifoz zikalter, ka siguruar se “qyteti de ai nuk do e harrojne kurre ate qe ai ka bere dhe nuk do te jete vetem tani”.

Nderkohe, Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit i ka bere nje oferte konkrete: “Per te do te kete gjithmone vend ne kete klub, mbase mund te marresh nje rol ne mardheniet qe Interi ka me klubet e tjera.

Nderkohe, Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, i ka thene se e konsideron si nje baba te Interit ate dhe ai do te jete pergjithmone pjese e familjes.

Nderkohe, Piero Volpi, mjeku i Interit dhe drejtori i traumatologjise ne spitalin Humanitas, ka thene: “E marr shpesh ne telefon, jam emocionaur qe e kam degjuar kaq besimplote per te ardhmen”.

Volpi eshte edhe nje ish-lojtar, dhe fiks 40 vite me pare, ne 21 dhjetor 1980 e ka pasur kundershtar ne fushen e lojes Bellugin.

“Ne pritje te rehabilitimit tani qe eshte pa kembe, Bellugi e ka projektuar te ardhmen e tij: “Kur te kem protezat, deshiron te rikthehem ne TV, te shkon e restorant.”

“Tashme kam moshen e pensionistit dhe kete gje mund ta bej pa problem. Bej shaka mbi keto gjera por kam pare disa djem dhe vajza te reja qe luanin volejboll me karrige me rrota dhe mund ta bej edhe une.”

“Jam optimist nga natyra, deshiroj qe ta coj kete histori sa me mire. Do te bej gjithcka per te gjene i gatshem.”

Por kjo ndodhi e trishte qe i ka ndodhur Mauro Bellugit ka bere xhiron e botes. Ashtu si e thame edhe ne fillim, ai i ka humbur te dyja kembet (doktoret jane detyruar t’ja presin) per shkak se Covid19 i ka lene nje pasoje te rralle.

Nderkohe, Bellugi per mikrofona te Corriere della Sera ka thene: “Jam ne Niguarda, i mbyllur ne dhomen time, me qiellin qe mund ta shoh nga dritarja.”

“Me e keqja ka kaluar, ishin dite te pabesueshme dhe vetem ideja qe sdo i kem me kembet me cmendi.”

“Ne kete vit te mallkuar kane ikur persona si Corso, Maradona, Paolo Rossi. Nuk doja te isha une i fundit i serise.”

Bellugi me pas ka shpjeguar se si eshte arritur te ky operacion: “Une vuaj gjithmone nga nje anemi mesdhetare.”

“Si mamaja ime dhe si vajza ime. Por deri me sot nuk kisha pesuar ndonje problem te madh. Por kjo semundje u be shoqe me corovirusin dhe i kane thene njera-tjetres do shkaterrojme boten dhe me shkaterruan mua si perfundim.”

“Sapo mberrita ne spital, doktoret me pane kembet qe me ishin bere te zeza dhe me thane: Deshiron te jetosh apo te vdesesh? Sepse nese nuk i pret menjehere, more fund.”

“Duhet te vendosja menjehere, e spo jua tregoj fytyren time perpara doktor Piero Raimondi qe me tha se do te me priste edhe kemben qe i kam shenuar gol Borussia Mönchengladbach me Interin.”

Por nuk ka munguar aspak afersia e Interit ne momentin me te erret te tij. “Massimo Moratti eshte numri nje, ishte shume i deshperuar per mua.”

“Bedy eshte gjithmone ne shtepine time, eshte numri dy. E me pas Beppe Marotta me ka thene se nje vend te Interi per mua do e kete gjithmone: “Ti ke qene histori me tha”.

Nderkohe, doktor Raimondi zbulon dicka madheshtore per Morattin ne kete histori dhe nje gjest prej fisniku nga ana e presidentit legjendar te Interit.

“Bellugi eshte gjate gjithe kohes me telefon ne dore. Me tha sot me zerin dhe syte e nje femije: “shiko pak kete protezen per kembet, kushton 40 mije euro, eshte super: Moratti ma tha se do te ma dhuroje…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.