Inter, cfare momenti nostalgjik: “Brozovic feston per fitoren por menjehere vjen Ivan Perisic qe…”
Ka qene nje fitore me peshe te madhe ajo e dites se djeshme ne Meazza ku zikalterit kane fituar 1-0 ndaj Torinos ne minuten e 89.
Goli eshte shenuar nga nje prej lojtareve me te rendesishem te skuadres se Interit, Marcelo Brozovic, qe ka marre perdore keshtu skuadren drejt nje fitore qe vlen shume.
Ka qene nje ndeshje jo shume e mire ajo e djemve te Inzaghit, por qe gjithesesi fitoren kane arritur ta marrin edhe pse me goxha vuajtje.
Nderkohe, pas ndeshjes, Marcelo Brozovic ka festuar edhe ne rrjetet sociale, ku eshte krijuar menjehere nje moment nostalgjik.
Kroati ka postuar ne instagram nje imazh te ndeshjes, dhe ka shkruar poshte saj “Te gjithe bashke. Forza Inter”.
Por nuk ka munguar ne kete feste as Ivan Perisic, ish-lojtari i krahut te majte qe sot luan per Tottenhamin e Contes.
“Ecim perpara” ka komentuar ai, duke marre me mijera reagime nga tifozet zikalter ne rrjetet sociale te cilet menjehere i kane kujtuar Perisic qe mungon shume.
Dhe e verteta eshte pikerisht kjo: nje lojtar si Ivan po i mungon shume Interit dhe sidomos skemave te Inzaghit.