Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,891 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare shkrimi nga Gazzetta: “Stop te gjithe: a e pate cfare ndodhi dje me Vlahovic? I anulluar totalisht nga…”

Inter, cfare shkrimi nga Gazzetta: “Stop te gjithe: a e pate cfare ndodhi dje me Vlahovic? I anulluar totalisht nga…”
Inter Club Staff

Inter mban porten e paprekur ne nje ndeshje ku nuk duhet te gabonte dhe shenon vetem nje gol sa per te marre tre piket.

Ishte nje fitore me dhune ajo e arritur dje ne Allianz Stadium nga djemte e Inzaghit ndaj Juventusit. Ishte pikerisht ajo qe duhej.

Nje sukses vertete i rendesishem per teknikun e Interit qe ne 90 minuta largon shume kritika dhe fut Interin perseri ne gare per titull.

Nje fitore qe ka qene frut i kompaktesise se mbrojtesave te Interit dhe qe i ka dhene mundesi zikalterve qe te mos pesojne gol, ashtu si nenvizon edhe La Gazzetta dello Sport.

“Vlen me shume kur vuan, kur mbron si skuader, kur me ne fund shihet ne fushe ai shpirti luftarak qe ka qene thelbi i Interit te Contes.”

“Inter nuk di me te mahnise me lojen e saj, por fitoren kesaj radhe e gjen duke u rikthyer prapa ne histori disa muaj.”

“Eshte merite e punes natyrisht. Ose e kushtit qe lojtaret i kane vene vetes per tu rikthyer ne gare perpara se te jete vonte.”

“Gjithesesi, skuadra ate kapercimin e kualitetit qe kerkohej e ka bere ne kompaktesi, ne deshiren per tu rikthyer ne gare, per te mos lene cdo gje tani.”

“Ja ku u rikthye edhe Interi me shume djerse dhe me shume vrap, ndoshta me pak e bukur, por e forte gjithesesi.”

“Nderkohe, ne Torino bie ne sy dicka tjeter. Stop njehere: e pate cfare ndodhi me Dusan Vlahovic, yllin e Juventusit ne sulm?”

“U anullua totalisht nga Milan Skriniar. Pikerisht sllovaku eshte simboli i murit te ndertuar nga Interi diten e djeshme.”

“Milan Skriniar ishte ne versionin e nje muri aq te larte dje sa beri qe serbi te dukej si dicka e vogel e vogel ne Allianz.”

“Skriniar kishte nje llogari te hapur me te, sepse tre sezone me pare, kur Interi ishte ne Firenze, i riu Dusan me nje levizje kaloi Skriniar dhe arriti te shenonte nje gol.”

“Ne ate kohe Skriniar perfundoi ne banken e te akuzuarve per ate fitore te ikur nga duart ne minutat e fundit.”

“Nderkohe dje gjerat u kthyen permbys per sulmuesin qe vlen 70 milione euro. Dje Skriniar e futi ne xhep pa me te voglin diskutim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.