Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

720 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, cfare surprize: ja kush do te jete zevendesuesi i Lautaros tek Interi sipas Marottes!”

“Inter, cfare surprize: ja kush do te jete zevendesuesi i Lautaros tek Interi sipas Marottes!”
Inter Club Staff

Tratativa ndermjet Barcelones dhe Lautaro Martinez vazhdon dhe Interi nuk ka asnje qellim qe te mbetet e papergatitur perpara nje largimi te mundshem te El Toro Martinez.

Por La Gazzetta dello Sport ka surprizuar jo pak duke treguar sot emrin e zevendesuesit te Lautaros tek Interi, sipas Marottes (te pakten keshtu thone ata).

Sipas tyre, eshte Federico Chiesa pasardhesi i argjentinasit tek Interi. E gjithmone La Gazzetta dello Sport ka treguar tre motive se pse do te jete ai pasardhesi.

“Per te arritur tek diamanti i Fiorentines duhen plot 70 milione euro, te pakten kjo eshte baza e nisjes per pronarin Rocco Commisso.”

“Dhe ja pse Interi mund te beje nje sulm te mirefillte per te, sepse vetem me ikjen e Lautaros do i kishte parate per ta bere.”

“Duke parafrazuarfjalet e Ausilios qe ka thene per Tonalin nje jave me pare se “problem eshte vleresimi”, ajo qendron edhe per Chiesan.”

“Kjo sepse Interi eshte shume e kujdesshme, por me dy kushte: shifra duhet te ulet dhe kjo gje mund te behet edhe me futjen e lojtareve ne marreveshje.”

“Por kyshti i dyte eshte qe te mos kete asnje ankand me Juventusin, qe per hir te vertetes mbi lojtarin ka levizur prej kohesh, por me Fiorentinen nuk ka gjendur ende asnje marreveshje as sezonin e kaluar.”

“Mbi lojtarin eshte aktive edhe Manchester United, nder te tjera, por Chiesa deshiron te qendroje me patjeter ne Itali dhe nuk e ka per qellim largimin drejt Premier Leagues. Sidomos vetem nje vit larg Europianit.”

“Chiesa tek Interi vlen gjithashti edhe dy “PO” te medha. E para: ka te beje me ndryshimin e strategjise ne merkaton e zikalterve qe eshte e dukshme.”

“Interi po tenton te formoje nje grup italianesh te forte. Qellimi ai eshte dhe mund te shihet qarte.”

“E tregon blerja e Sensit dhe Barella nje vit me pare dhe objektivi i deklaruar Sandro Tonali qe eshte shume afer.”

“Chiesa hyn ne menyre perfekte ne kete linje.”

“Nderkohe, “PO”-ja e dyte eshte per Conten qe me Chiesen do te gjente ne shtepi nje partner per Lukaku por edhe nje lojtar qe mund ta fuse ne loje si mesfushor krahu e mund te ndryshoje formacionin edhe ne nje 3-4-3 apo 3-4-2-1 (stili i Chelsea).”

“PO”-ja e trete e madhe eshte si nentekst: per cdo lojtar te nivelit te pare, mendohet se do te kete nje duel me Juventusin dhe per qe te fitohet ai duel tregon supermaci.”

“Ne fillim Kulusevski, e tani per Kumbulla per te mos perjashtuar Tonalin.”

“Tek Interi ka shume besim se keto operacione mund te mbyllen pozitivisht, por nuk perjashtohet qe nese Interi do te niste nje sulm per Chiesa, ne gare per te te futej dhe Juventusi.”

“Madje duke pare prapa, kjo mund te jete dicka e sigurt. Por ajo qe nuk do Interi eshte nje ankand i hapur qe do te rriste cmimin. Ne kete menyre ata do te terhiqeshin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.