Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

566 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cila eshte mesfusha qe po tenton te ndertoje Conte? Gazzetta: “Ja emrat, ai po tenton gjithcka per te afruar eksperience.”

Inter, cila eshte mesfusha qe po tenton te ndertoje Conte? Gazzetta: “Ja emrat, ai po tenton gjithcka per te afruar eksperience.”
Inter Club Staff

Objektivi eshte i thjeshte: te fitohet dhe menjehere. Kjo eshte ajo qe Antonio Conte do per Interin e tij.

Tekniku deshiron qe te ngulise menjehere nje mentalitet fitues dhe per te triumfuar, po tenton qe te shtoje shume kualitet dhe eksperience ne skuadren zikalter.

Ai deshiron nje skuader qe ecen gjithmone me 100 kiliometra ne ore, nje skuader “dinamit”, ashtu si shpesh here ai ka deklaruar.

“Interi i pare i Contes nuk ka qene nje dinamit deri ne fund te kampionatit, por ka mesuar qe te mos jete thjesht nje shkendije.”

“Tani eshte gati per nje shperthim final. Dhe nje pikenisje per sezonin e ri, do te jete ai vete me kerkesat e tij.”

“Nderkohe qe vemendja ka ikur nga fusha e blerte te merkato, ku objektivat nuk mungojne, nuk duhet harruar se cfare eshte bere deri me sot.”

“Blera e pare ka qene Hakimi, nje bilete per sezonin e ri dhe qe tregon se Interi investime te rendesishme ka bere. Ai pritet qe te jete ne Appiano te enjten ose te premten.”

“Por nuk ka aspak kohe per tu humbur, ne fushe dhe jashte saj.”

“Antonio Conte deshiron qe te dominoje kundershtaret dhe per ta bere kete gje, ka nevoje per nje mesfushe ku duhet te luftohet shume.”

“Ne koken e tij, mesfusha perfekte per sezonin e ri do te ishte e perbere nga Barella, Kante dhe Vidal.”

“Nje miks muskujsh, dinamizmi dhe agresiviteti. Nje mesfushe qe do te ishte plot me kapacitet si ne fazen pa top por edhe ne ate me top”, lexohet nga La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.