Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

463 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, Conte ka dy dyshime te medha per derbin ndaj Milanit

Sky – Inter, Conte ka dy dyshime te medha per derbin ndaj Milanit
Inter Club Staff

Antonio Conte, pas barazimit te shemtuar me Slavian e Prages diten e marte, pret nje reagim te rendesishem ne prag te derbit te San Siros kunder Milanit. 

Edhe sot, ashtu si tregohet nga Sky Sport, zikalterit po zhvillojne nje seance te dyfishte ne Appiano Gentile.

Per tranjerin ka dy dyshime te medha ne prag te derbit ndaj Milanit dhe jo pak dhimbje koke per te perpara nje ndeshje kaq te rendesishme per zikalterit.

Nje hap fals do te ishte i pafalshem per Conten por edhe per djemte e tij pas asaj ndeshje me Slavian e Prages.

Dy lojtaret me ne dyshim jane Antonio Candreva dhe Romelu Lukaku, te dy nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire.

I pari ka dale me pare nga fusha e lojes per goditjen e marre ne shpine dhe i dyti ka dite qe jeton me kete dhimbje, qe ne nxemjen e Inter-Udinese dhe kjo dhimbje e ka kushtezuar jo pak.

Te dy, sipas asaj qe thote Sky Sport, jane ne dyshim te forte edhe pse do te jene te grumbulluar me skuadren per ndeshjen e madhe te shtunes.

Tani e ka radhen derbi, nuk mund dhe nuk duhet te gabohet per asgje ne bote.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.