Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,429 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka marre nje vendim: rrezikojne shumica e lojtareve. Edhe Skriniar ne liste!

Inter, Conte ka marre nje vendim: rrezikojne shumica e lojtareve. Edhe Skriniar ne liste!
Inter Club Staff

“Linja tashme eshte vendosur: nese nuk je me 200 kilometran e ore, je duke ecur avash. Motorri duhet te jete me xhiro te plota.”

Gazzetta dello Sport shpjegon keshtu fjalet e Antonio Contes menjehere pas ndeshjes me Juventusin disa dite me pare.

Antonio Conte ka thene se pret shume nga djemte e tij dhe se te gjithe jane ne nje provim te rendesishem.

Gjithcka do te vendoset ne 7 ndeshjet e ardhshme qe te cilat do te luhen ne vetem 21 dite dhe do te jete nje moment ku te gjithe duhet te japin me shume nga vetja.

Conte pret shume mbi te gjitha nga Skriniar: “Adaptimi me mbrojtjen me tre, ne qendren e majte, eshte pare me i veshtire nga sa ishte parashikuar.”

“Ne kete pozicion ai duhet te punoje me shume sepse nuk eshte shume fluid ne loje dhe shpesh here edhe i ngathet.”

“Conte deshiron nga ai ate kapercimin e madh, pret nje pergjigje personaliteti dhe nje rikthim si Skriniar i sezonit te kaluar”, shkruan e perditshmja italiane.

Nderkohe, nje tjeter nga ku Conte pret shume eshte Sanchez. Kiliani ka potencialin e duhur per te garantuar zgjidhje te ndryshme ne sulm dhe tranjeri kerkon vazhdimesi per ta hedhur ne fushe.

Nderkohe, Conte pret dicka me shume edhe nga lojtaret ne pankine si per shembull Matias Vecino.

EDhe ai duhet te jape me shume nga vetja dhe te gjeje hapsire ne kete skuader per ti dhene mundesi per frymemarrje Sensit dhe Barelles.

“Ai eshte ne fije te perit: ose do te ngrihet dhe do te fitoje pike ose do te parakalohet nga Gagliardini perfundimisht dhe do te shohe hapsirat e ngushtuara akoma me shume”, eshte komenti i Gazzetta dello Sport per te.

Dhe ne fund nje koment edhe per Lazaro: “Duhet te tregoje se mund te beje lojtarin e krahut qe vrapon sa para e mbrapa. Ndryshe aftesite e tij teknike do te rezultojne te pavlera per kete skuader.”

Tani eshte koha e ndeshjeve dhe lojtaret do te kene mundesine te tregojne vlerat e tij. Conte ka nje moto: nese jep maksimumin ne fushe do e kesh gjithmone nje shans dhe ai vetem ate pretendon nga lojtaret e tij: maksimumin.

Por rreziku nuk eshte vetem per lojtaret e permendur por edhe per ata te formacionit: kush do te jete poshte pritshmerive mund te degradohet dhe te zevendesohet me lojtaret me ne forme. Conte deshiron nje rivalitet te shendetshem ndermjet lojtareve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.