Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka nje ide fantastike: “Mesazh me megafon ne Appiano, te gjithe gati ta ndjekin: ja pse.”

Inter, Conte ka nje ide fantastike: “Mesazh me megafon ne Appiano, te gjithe gati ta ndjekin: ja pse.”
Inter Club Staff

E dhena eshte me te vertete fantastike, sepse sjell ne memorie kohe te medha qe nuk jane harruar kurre.

Kohera tashme te largta, por qe kane hyre pergjithmone ne memorien e te gjithe tifozeve zikalter qe shpresojne qe te rikthehen sa me shpejt.

Interi i Antonio Contes shenon po aq shume sa Interi i Jose Mourinhos ne sezonin e madherishem 2009-2010, pra po aq sa ne sezonin e fitimit te Tripletes.

Nje mesazh i qarte ky, qe tranjeri zikalter ka dashur tja thote me ze te larte lojtareve te skuadres, por edhe konkurenteve per te fituar Serie A.

Conte ka marre megafonin, ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, dhe i ka leshuar nje ulerime te gjitheve.

Me te ne krye, Interi eshte bere nje makineri e papermbajtshme golash, qe nuk po ndalet dot se shenuari.

Ish-tranjeri i Italise, me sa duket ka vene ne krye te deshirave te tij nje ide fantastike: te ndertoje nje ingranazh praktikisht perfekt, qe mund te luftoje si ne Itali por edhe ne Europe.

Nderkohe, e perditshmja italiane shkruan me tej: “Inter nje tjeter atmosfere gjeologjike, kishte arome Triplete dhe Milito kthente ne ar cdo gur qe gjente rruges.”

“Kjo Inter eshte ende e padeshifrueshme ne krahasim me ate, e brishte, dhe prandaj eshte e ndryshme nga ajo qe ndertoi Mourinho ne ate kohe qe ishte nje skuader prej cemento.”

“Interi sot po shenon po aq shume sa Interi ne 2009-2010. Por kjo nuk eshte nje e dhene sekondare, perkundrazi.”

“Eshte nje mesazh me megafon per te gjithe konkurencen: ne laboratorin e tij ne Pinetina, Antonio Conte po nderton nje makineri komplekse goli.”

“Por ka ende pune per tu perfeksionuar ama, gjithesesi, makineria eshte qe tani vdekjeprurese dhe ka menyra te ndryshme goditje.”

“Kishte nje moment ku shume dyshuan nese skuadra e ndiqte tranjerin apo jo, por me sa duket kane gabuar rende.”

“Skuadra nuk ka qene kurre kaq e bashkuar ne te kaluaren perkrah trajerit, edhe per faktin se shumica e lojtareve jane lojtare qe jane dashur me force prej tij.”

“Ai gezon mbeshtetjen dhe respektin e shumices, dhe kjo eshte shume e rendesishme ne terma afatgjate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.