Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,475 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gjithcka per Joao Mario: Inter ofron 40 milione euro! Ne loje edhe Jiangsu. Ja detajet…

Gjithcka per Joao Mario: Inter ofron 40 milione euro! Ne loje edhe Jiangsu. Ja detajet…
Inter Club Staff

Inter dhe Joao Mario jane shume afer, kete e shkruan sot edicioni i perditshem i Gazzetta dello Sport, e cila shpjegon se si zikalterit jane te gatshem te shpenzojne 40 milione per te arritur tek lojtari portugez.

NJE TRATATIVE PER TU MBYLLUR SA ME SHPEJT“Eshte nje goditje prej Champions. Nga sot, Interi hidhet ne nje sulm frontal per te sjelle ne Milano portugezin Joao Mario. Drejtuesit zikalter kane vendosur te besojne tek talenti i Sporting Lisbona: Nje emer nderkombetar, i ri (eshte i datelindjes 1993, ne nje linje me deshirat e Suning Group), perfekt per te luajtur ne te djathte ne modulin qe ka ndermend Roberto Mancini per sezonin e ardhshem. Nje operacion qe Interi beson se do ta mbylle sa me shpejt te jete e mundur qe lojtari te jete ne dispozicion te Mancinit jo me larg se fillimi i gushtit. Nderkohe lojtari do te jete me pushime per te festuar edhe Europianin e lodhshem Francez qe e pa ate kampion Europe. Ai qe po ben bashkelidhesin ndermjet lojtarit dhe klubit eshte agjenti Kia Joorabchian, qe po punon ne keto ore per te ulur distancen ndermjet kerkeses dhe ofertes. Ai ka qene njeriu i Carlos Tevez, dhe eshte mjaft i zoti per te mbyllur keto lloj marveshjesh qe konsiderohen si teper te veshtira. Ai ka qene ne kontakt me Suning qe prej diteve kur kinezet ndodheshi ne Milano.”

NJE BLERJE NEPERMJET JIANGSU“Eshte pikerisht Suning ajo qe po shtyn ne mbylljen e kesaj tratative qe me shume mundesi do te finalizohet nga Jiangsu: Me pas lojtari do te kaloje ne huazim tek skuadra e Mancinit pa tejkaluar asnje limit te Fair Play Financiar. Sulmi i pare i Interit ka qene prej 25 milione eurosh, por eshte hedhur poshte nga Sporting, qe per lojtarin kerkonte qe Interi te paguante 60 milione euro. Joorabchian ka punuar per te vene palet ne dakordesi dhe zikalterit po tregohen te bindur se mund ta mbyllin marveshjen me 35 milione euro plus bonuse, nje oferte qe i afrohet shume kerkeses se portugezeve. Interi ndihet i forte ne kete tratative sepse deshira e lojtarit eshte te vije tek zikalterit. Ka nje marveshje me Joao Mario prej kohesh per nje kontrate pesevjecare me nje rroge shume here me te larte se 600.000 euro ne sezon qe mer aktualisht ne Lisbone. Por nuk dihet te harrojme qe Joao Mario i ka bere me dije Sporting qe deshiron nje aventure te re dhe e shikon te mbyllur rrugetimin e tij me skuadren portugeze.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.