Inter, del ne pah emri qe ka kerkuar Inzaghi per krahun e majte? “21 vjec, francez dhe luan ne Ligue 1: behet fjale per…”
Pasi eshte ndjekur gjate, studiuar, duket se Inter e ka perzgjedhur emrin ku pritet te beje nje investim te rendesishem.
Behet fjale per nje lojtar 21 vjecar qe luan ne Ligue 1, dhe qe me sa duket eshte kerkese specifike e Simone Inzaghi.
Per kete shkruan La Gazzetta dello Sport: “Ai quhet Adrien Truffert, dhe Inter nuk ka me asnje dyshim per cilesite e tij”.
“Lojtari i krahut te Rennes i pelqen shume drejtuesve por ne vecanti Inzaghit, qe e shikon si alternativen perfekte te Dimarocs ne rast se Gosens largohet ne Janar”.
“Drejtuesit e Interit po shohin se cila mund te jete levizja me e mire e mundshme ne kete krah nese gjermani do te largohet”.
“Deri me tani, emrat kane qene te shumta, por Truffert spikat per karizem, shtyse dhe te dhenat fizike qe ka”.
“Edhe pse eshte 176 centimetra, ai eshte shume i formuar, dhe luan me nje vazhdimesi prej shume kohesh te skuadra e tij Rennes”.
“Ai mund te luaje edhe si sulmues krahu nese eshte nevoja dhe ne 3-5-2 do te ishte shume mire sepse ka nje te majte teper te edikuar. Por ka nje problen: Rennes e vlereson rreth 15-20 milione euro”.
“Lojtari ka lindur ne Liezh, Belgjike, por eshte transferuar ne Angli ne moshe shume te re. Nderkohe ne shtator ai eshte grumbulluar edhe nga Franca ku ka bere debutimin ndaj Danimarkes”.