Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

620 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, e vertete qe duhen pike ne sot por a e dini qe mund te “mjaftoje” edhe nje humbje? Ja pse!

Inter, e vertete qe duhen pike ne sot por a e dini qe mund te “mjaftoje” edhe nje humbje? Ja pse!
Inter Club Staff

Le te jete e qarte: me mire te mos behen disa llogari perpara ndeshjes dhe ne fushe te hyet me nje mentalitet fitues dhe te denje per nje nate si kjo. 

Duhet nje mentalitet prej Interi, ashtu si e ka percaktuar Spalletti ne konference per shtyp.

Por ne rast humbje ne Wembley kunder Tottenham, Interi dhe tifozet e saj duhet ta dine se asgje nuk eshte humbur menjehere dhe zikalterit mund te “buzeqeshin” gjithashtu.

Po, sepse kete gje e ka shpjeguar me detaje i derguari i Sky sport, Matteo Barzaghi per Sky Sport i cili ka treguar se Interit mund ti beje pune edhe nje humbje me nje rezultat me te madh se ai qe ka ndodhur ne ndeshjen e pare ne San Siro ku Interi fitoi 2-1.

Po, nese zikalterit ne fakt do te arrinin qe te humbisnin me nje rezultat te tipit 3-2, 4-3, 5-4 e keshtu me radhe, pastaj ndaj PSV do te duhej nje fitore cfaredo per te kaluar turin dhe gjithcka do te ishte ne doren e Interit.

Matematikisht Interi do te kualifikohej keshtu vetem nje nje fitore ndaj PSV edhe nese Tottenham do te fitonte me nje rezultat te thelle ne Camp Nou sepse golevarazhi sdo te kishte me rendesi por golat ne takimet direkte dhe rezultatet.

Pastaj te mos harrojme se nese Interi humbet sot, Tottenhamit do i duhet te fitoje ne shtepine e Barcelones ndeshjen e fund ku Barcelona ka vite qe nuk humbet ne Europe.

Por futbollistet bejne mire te mos e kene lexuar kete artikull te Sky Sport. Ata duhet te luftojne me patjeter naten e sotme per te mos lene asgje per ndeshjen e fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.