Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kondogbia/Gagliardini: ja “Twin Towers” zikalter. Me ata te dy ne fushe, Interi…

Kondogbia/Gagliardini: ja “Twin Towers” zikalter. Me ata te dy ne fushe, Interi…
Inter Club Staff

Rilindja e Kondogbia dhe blerja e Gagliardini duket qe me ne fund kane sistemuar mesfushen e Interit. Ne tre ndeshjet qe kane luajtur se bashku nga minuta e pare, “Twin towers” (per pak arrijne 1.90 cm gjatesi te dy) ata kane shkelqyer.

Ata e mbajne lart skuadren dhe bejne nje presing te vazhdueshem duke riporpozuar menjehere nje aksion te ri sapo rekuperojne topin. Shpesh here shkembejne rolet me njeri-tjetrin dhe kur mungon njeri, tjetri eshte gati ta zevendesoje e te mare detyrat e shokut. Shpesh here edhe agresiv e ndonjehere me shume sec duhet: Kondogbia mori nje karton te verdhe ndaj Empolit qe do i kushtoje mungesen ne ndeshjen ndaj Bolognas. Transformimi i Geoffrey me shume ka te beje me pjesen e ndertimit te aksioneve. Tashme eshte shume me i sakte ne pasime dhe ne vertikalizime.

Ka hequr levizjet e kota, edhe pse cdo ndeshje ben ndonje gje te bukur (pasimi “no look” ndaj Empolit ishte nje magji me vete), e te mos harrojme qe e ka te patentuar levizjen “alla Zidane” ne prekjen e pare te topit kur ben rrotullimin qe aq shume i pelqen futbollistave te rinj francez ta bejne. Ajo qe i mungon Kondogbia ne kete moment eshte te besoje me shume ne kemben e tij te djathte, sepse kushtezohet shume nga e majta. Gjithesesi, ne ndeshjet e fundit ai ka tentuar disa here gjuajtjen, madje ndaj Lazios gjeti edhe shtyllen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.