Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

874 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, edhe Tuttosport ngre alarmin: “Cfare po ndodh te zikalterit? Ne fillim ata ndihmoheshin, tani duket sikur…”

Inter, edhe Tuttosport ngre alarmin: “Cfare po ndodh te zikalterit? Ne fillim ata ndihmoheshin, tani duket sikur…”
Inter Club Staff

“Tek Inter sot duket sikur mungon shpirti”. Nuk perdor fjale te mesme ne shkrimin e saj Tuttosport, e cila tregon keshtu ne edicionin e saj te perditshem momentin e zikalterve.

Gjithcka nis nga derbi i humbur i se shtunes. Sipas Tuttosport, i gjithe problemi eshte te karakteri i skuadres dhe jo te individualitetet.

“Pasi eshte humbur nje Scudetto ne nje menyre qe te gjithe e mbajne mend, te shtunen pritej nje skuader e uritur ne fushe”.

“Me deshire dhe per ti treguar Milanit se nuk jane aspak me poshte. Por direkt pas 1-1, skuadra eshte shperbere”.

“Pikerisht ashtu si ndodhi edhe ne Rome. Ne veshtiresine e pare, ky Inter bie ne toke shume shpejt dhe e ka teper te veshtire te ngrihet”.

“Ka nje problem sjellje. Mbase disa lojtare jane me shume sec duhet qaramane ne fushe. Bejne shume gjeste nervozizmi, shume”.

“Nese lojtaret e Interit deri para pak kohesh ndihmoheshin ne fushe nga njeri-tjetri, tani duket sikur i ngecin njeri-tjetrit gabime dhe faje”.

“Kur Inzaghi ka folur te shtunen per “gola te pesuar me shume lehtesi” e kishte pikerisht per kete aspekt: mungese totale perqendrimi dhe pasivitet kur kundershtaret kane topin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.