Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

431 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, fjale zemre nga Conte pas ndeshjes: “A e dini se si ndihem? Te fitosh me Interin nuk eshte nje…”

Inter, fjale zemre nga Conte pas ndeshjes: “A e dini se si ndihem? Te fitosh me Interin nuk eshte nje…”
Inter Club Staff

Interi nuk deshiron qe te ndalet per asnje moment: skuadra zikalter ka perplasur fuqishem Sampdorian me nje 5-1 dhe ka festuar edhe njehere tjeter ne San Siro.

Nderkohe, menjehere pas ndeshjes ka folur per mikrofonat e Sky Sport edhe kapiteni jashte fushe i kesaj skuadre, Antonio Conte.

A na i tregon dot emocionet e sotme? Cfare kenaqesie eshte te rikthehesh ketu si Kampione Italie?

“E pafundme, per lojtaret dhe per te gjithe ata qe kane ndihmuar Interin qe te arrije kete enderr te bukur.”

“Pas 11 vitesh ishte deshira per te festuar dhe e tifozeve qe kane pritur shume madje. Jemi shume te lumtur qe i kemi dhene kete gezim. Jam shume i lumtur.”

“Me Sampdorian kemi humbur ndeshjen e fundit dhe me pas ne 19 ndeshje kemi fituar 16 dhe barazuar vetem tre.”

“Jemi duke bere dicka te mrekullueshme. Djemte na kane dhene gezime te bukura dhe eshte nje mrekulli ti shohesh teksa luajne.”

Do te ishte nje mekat qe te ndalej tani kjo rritje e skuadres?

“Une nuk jam ketu per te folur per te ardhmen. Dua te perseris nje koncept: duhet te gezojme dhe te shijojme sa me shume kete Skudeto sepse e dime shume mire sa kemi punuar dhe vuajtur.”

“Duhet kujtuar faza finale por prapa ka shume vuajtje nga ana e te gjitehve. Ne dy vite i kemi dhene besueshmeri ambientit, klubit.”

“Duhet te gezohemi per kete moment nga ketu deri ne fund. Pastaj zoti shikon dhe parashikon se cfare do te ndodhe.”

Tashme lojtaret mendojne se me ty mund te permiresohen. A e shikon si mision te permubushur apo ka ende marzh per permiresim?

“Me siguri ka qene nje pune e gjate qe ka dhene shume perfitime por jo vetem nga ana kualitative por edhe sepse shume lojtare jane vleresuar edhe ne nivel merkatoje.”

“Vlera e lojtareve sot eshte shume me e larte nga vlera e lojtareve ne momentin qe une erdha ne Milano.”

“Keshtu, investimet qe jane bere kane dhene frutet e tyre.”

“Nga une lojtaret presin qe ti dergoj drejt fitores sepse historia ime eshte kjo. Une sjell pritshmeri te larta dhe besoj se keto pritshmeri jane kompletuar.”

“Ne kete grup ka shume lojtare gjithesesi qe mund te permiresohen akoma edhe me shume. Por mendoj se si mentalitet keta jane fitues.”

“Do te jete nje rrugetim i bukur edhe ne te ardhmen per ta. Qe kur kemi qene ne rregull me mendjen nuk kemi lene me asnje centimeter dhe ky eshte mentaliteti i duhur.”

“Fitorja te futet ne tru tani dhe ne mendje dhe te behet nje obsesion. Nje droge. Vetem keshtu ecet perpara.”

A pret qe te gjithe kundershtaret t’ju duartrokasin keshtu si Sampdoria sot?

“Jo, pres ndeshje shum te mira.”

Cfare perfaqeson per ty ndeshja e Torinos?

“Ndeshja me e rendesishme tani eshte ajo me Romen, sepse duam te perballemi duke dhene maksimumin.”

“Cfare merite njeh te vetja?

“Qe nuk jam dorezuar ne asnje moment dhe qe nuk kam leshuar asnje centimeter. Tek Interi ne dy vite kam tejkaluar veten time.”

Pinamonti ka thene se ky ka qene viti ku ai eshte permiresuar me shume. Ky eshte nje sinjal qe te gjithe kane qene ne nje drejtim?

“Une mendoj se skuadra ka qene gjithmone ne drejtimin e duhur. Vitin e shkuar i thash Espositos se ishte djaloshi qe ishte rritur me shume sepse ka punuar gjithe vitin me neve.”

“Keshtu edhe Pinamonti kete vit. Di te sulmoje ne fundore dhe mund te behet edhe nje lojtar kombetare shume shpejt ne te ardhmen.”

Me Interin ke arritur fitoren me te madhe?

“Jo, por me siguri me te veshtiren.”

Duke te degjuar qe flet keshtu na duket sikur e ke mbyllur rrugen tende me Interin.

“Jo, mos dilni kot ne perfundime. Kam thene vetem qe ne keto dy vite kam mbajtur gjithcka mbi shpine per tu perballur me disa veshtiresi qe nuk e dija qe ekzistonin.”

“A e dini se si ndihem? Te fitosh me Interin nuk eshte nje gje qe mund ta bejne te gjithe. E kjo gje me mbush me krenari dhe gezim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.