Inter, flet edhe Beppe Marotta: “Derby me Milanin ne Champions? Gjeja me rendesishme eshte nje tjeter: qe…”
Neser do te hidhet shorti i Champions League por nderkohe pyetja eshte nje dhe e vetme: derbi i Milanos do te luhet ne cerekfinale apo jo?
Per Steven Zhang “po”, nderkohe, tek Inter ne pergjithesi, shpresa eshte qe ne kete moment te evitohet nje kundershtar si City, Bayern apo Real Madrid.
Nderkohe, sot per La Gazzetta dello Sport ka folur Beppe Marotta i cili ka thene: “Ne jemi teper te lumtur qe kemi ardhur deri me ketu dhe duam te vazhdojme”.
“Nuk kenaqemi me kaq. Do te ishte mahnitese nje duel me Milanin, do te flisnin te gjithe, do te kishte nje ekspozim boteror”.
“Ne Milano per dite dhe jave me radhe nuk do te flitej per gje tjeter. Por me mire them une qe derbi te luhet ne Stamboll…”
“Per Finalen e madhe. Ajo po qe do te ishte historike. Ja, prandaj me pelqen qe ti them Milanit ne kete moment qe shihemi ne finale”.
“Gjeja me e rendesishme tani ama eshte nje tjeter: qe kemi derguar Interin ne kete pike dhe futbolli italian ka bere nje figure te mire”.
“Ketu e meritojme te jemi. Kemi rritur shkalle dhe jemi te lumtur per kete. Nese vazot na nxjerin nje kundershtar si Milan apo nje nga gjashte te tjerat, pak rendesi ka”.
“Me rendesi eshte qe ne cdo ndeshje ne te shkojme te karikuar dhe ne gjendje maksimale. Pa demtime dhe pa probleme te tjera”.
“Sepse ne dy ndeshje ti luan shume: luan nje gjysmefinale dhe nje rruge te mrekullueshme. Inter ka nje skuader qe e lejon te shohe te ardhmen me optimizem”.