Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Conte ne prag te derbit: “Cfare mendoj per fjalet e Eriksen? Besoj se ai ka marre…”

Inter, flet edhe Conte ne prag te derbit: “Cfare mendoj per fjalet e Eriksen? Besoj se ai ka marre…”
Inter Club Staff

Antonio Conte pak me pare ka folur ne konferencen per shtyp ne prag te Derbit te Milanos.

Keto kane qene fjalet e tij:

Lojtaret neper kombetare kane bere mire. Cfare pret nga ata?

“Pjesa me e madhe e tyre jane rikthyer dje. Te fundit kane qene Vidal dhe Sanchez nga Kili dje ne darke.”

“Nese ben mire ne Kombetare, vjen me moral te larte dhe me shume deshire per tu vene ne dispozicion. E pergatit mire ndeshjen dhe e shfrytezon moralin e ketyre lojtareve qe sapo jane rikthyer.

Sa e veshtire eshte te pergatisesh derbin ne keto kushte?

“Me siguri, nese do kisha mundesi te zgjidhja, do te kisha kerkuar te pakten edhe nje dite me shume per ta pergatitur kete ndeshje.”

“E dime shume mire qe ka kalendare kombetaresh dhe nderkombetare per tu respektuar dhe po pergatitemi per jete gje.”

“Do te pergatisim cdo ndeshje, nuk kemi mundesi te tjera. Do te kerkojme me video-analiza qe te zevendesojme ne nje fare menyre stervitjen e cila do te zhvillohet vetem diten e sotme dhe nuk do te jete aspak impenjative per te mos rrezikuar.”

“Shume prej lojtareve jane rikthyer vetem diten e djeshme. Intensiteti i stervitjes se vetme nuk mund te jete dot i larte. Ka lojtare qe do te luajne ndeshjen e tyre te trete ne nje jave.”

Ne fund te kampionatit mendon se do te kete nje riekulibrim per shkak te situates qe lidhet me pandemine?

“Mendoj se ne nje moment keshtu duhet te jemi te zotet te shohim gjerat me prespektive. Te pranojme situaten sepse duhet pranuar por sporti duhet te gjendet i gatshem per te ecur perpara.”

“Kemi kaluar nje periudhe shune te veshtire dhe e kemi harruar shume shpejt. Tani duket qe po rikthehet nje periudhe e veshtire per te gjithe.”

“Sipas meje, ne nivel sportiv, por edhe ne jeten tone private do duhet te perballemi me kete situate ne menyren me te mire te mundshme. Behet e kote me pas te ankohemi per penalizime apo edhe per favore arbitrale. Duhet te bejme maksimumin ne kete kendveshtrim.”

Pret qe te shikosh ne fushe gjitha qe skuadra ka mesuar ne kete nje vit e gjysem, edhe pse eshte mesi i emergjences tek Interi?

“Jemi ne ndeshjen e katert, prova te rendesisshme do te kete plot te tjera. Pres gjithmone rritje nga skuadra ime, por mbi te gjitha pergjegjesi.”

“Po kerkoj qe te punoj shume ne kete aspekt. Mendoj se kjo eshte e rendesishme per rritjen e te gjithe grupit dhe per te bere nje hap tjeter te rendesishem.

Cfare lajmesh ju kane ardhur per Sanchez?

“Ka ardhur me nje problem muskular dje ne oren 10 te nates. Do te bejme vleresime gjate stervitjes sot.”

“Do te kerkojme te tregohemi te kujdesshem, sepse kemi nje cikel prej shtate ndeshjesh ku ai nuk mund te jete jashte sepse do te luajme cdo shtate dite.”

“Do te vlersojme me lojtarin dhe do te marrim rrezikun e duhur. Dua qe lojtaret te ndjejne pergjegjesi dhe dua qe edhe ai te me thote nese luan dot apo duhet te pres te ardhshmen.”

A ka nje zgjedhje te sakte pas faktit se nese shenohet shume pesohet shume?

“Une dua te flas per diskutimin e 113 golave te shenuar ne vitin e kaluar. Futbolli po ndryshon dhe mendoj se eshte nej futboll me te ardhme, me ritem, me presion dhe gjithcka lind nga Italia dhe Europa.”

“E perseris qe secili duhet te punoje ne baze te mundesive qe ka. Mund te besh si profesor sa te duash, por duhet te pershtatesh ne maksimum me ate qe ke.”

“Pastaj mendoj se ne Itali eshte rritur ndjeshem edhe niveli. Ka me shume presion, ka me shume ndertim loje, nuk mendohet vetem per mbrojtjen. Pra po afrohemi edhe me Europen.”

Cfare ndeshje pret nga Hakimi dhe Hernandez? A mund te bejne keq te dy ata?

“Une pres nje ndeshje ndermjet dy skuadrave: Interi dhe Milani. Pas ketyre dy skuadrave do te kete elemente si Hakimi dhe Hernandez qe jane shume interesante dhe qe do te vihen ne dispozicion te skuadres.”

“Po flasim per dy anesore vrastare ne shpejtesi dhe me kualitet te larte.

Si eshte Sanchez? Dje ne Kili thuhej se nuk do te luaje…

“Me duket se jam pergjigjur. Eshte vizituar dje nga doktoret, do te bejme vleresimet e duhura gjate stervitjes.”

“Duhet pare opinioni i tij dhe feeling qe ka trupi i tij. Pastaj do te marrim vendime, por sot nuk perjashtoj asgje.”

Mbrojtja me tre eshte nej fakt, kush jane sugjerime ne krahet e De Vrij?

“Pertej se kush luan ne ate pozicion, ne do te kerkojme nga lojtaret qe qendres qe te jene te zotet ne ndertim te lojes dhe te behen nje element i shtuar ne sulm.”

“Ndonjehere duke lene ndonje hapsire dhe prapa. Me ka ndodhur te kem lojtare qe kane lindur si lojtare krahu por me pas jane bere te duhur ne ate pozicion. Marr shembull Azpilicueta apo D’Ambrosio tani. Por edhe Kolarov.”

“Shume here mendohet se mbrojtja me tre eshte me mbrojtese por eshte e gabuar: eshte nje skeme me sulmuese se te tjerat nese perdoret kjo zgjidhje.”

“Per mua eshte nje evolucion perpara, por pastaj varet gjithmone nga cfare situate ndodhesh.”

E ke vendosur se kush do te luaje ne mesfushe?

“Me siguri kam me pak probleme se heret e kaluara, duke pare se ne dispozicion kam vetem kater lojtare.”

“Neser do te kete ndeshjen e pare Interi ne nje rrugetim prej shtate ndeshjesh, e do te shohim protagonistet cdo tre dite te ndryshuar ne baze te nevojave.”

“Me force, ashtu si e kam thene dhe do e perseris, do te kete disa rotacione te detyrueshme. Mbase neser do e nisim me tre mesfushore.”

“Mbase te merkuren me tre te tjere. Te gjithe do te jene protagoniste, po punoj me te gjithe qe te kuptojne ate qe duhet te bejme.”

“E rendesishme eshte qe te kete disponueshmeri te larte, kjo duhet te jete celesi i sezonit. Disponueshmeria eshte edhe ne impaktin e mire qe duhet te kete gjithesecili.”

“Kjo do te jete e rendesishme edhe ne pergjithesi per skuadren time.”

E duke pare edhe frazat e fundit te Eriksen. A kane qene fjale te ekzagjeruara nga ai?

“Nese tek Interi luan pak apo jo, kete nuk e di. Per mua po luan aq sa duhet. Une marr vendime per te miren e skuadres, mund te gaboj, por une ne total jam i lumtur per ate qe ai po jep tek Interi.”

“Per menyren si eshte integruar. Mendoj se edhe ai eshte i lumtur qe punon me mua dhe stafin tim dhe me keta shoke.”

“Do te kete hapsire per te dhe per te gjithe, do te jete nje sezon i gjate, i veshtire, ezaurues. Mjafton te mendosh se neser do te kemi tre mesfushore ne fushe dhe nje ne pankine.”

“Pastaj do te kemi nje ndeshje tjeter menjehere me Borussian. Duhet te bej zgjedhje, e perseris, dhe mendoj se Eriksen e ka pasur hapsiren e tij dhe e ka treguar ate qe mund te jape.”

Si po silleni me lojtaret pozitive?

“Jemi organizuar duke kerkuar ti monitorojme cdo ditem e stafin, me ndihmesat fizik dhe atletik.”

“Nga ana taktike behet e veshtire te perdoresh topin apo dicka. Por ne kerkojme qe ti mbajme ne kushte optimale sepse problemi nuk eshte qe jane goditur nga virusi, problemi eshte qe je ne shtepi, nuk stervitesh dot.”

“Humbet gjendjen fizike ne krahasim me shoket. Detyra ime dhe e stafit tim eshte qe te kerkojme cdo dite edhe me video qe ata kete ndalese ta kene sa me pak te demshme.”

Sa do te ndikoje mungesa e tifozeve?

“Nuk eshte e bukur, na vjen keq qe nuk ka publik. Po punohet shume per ti dhene gezime tifozit qe vjen ne stadium, qe heq dicka nga jeta e tij per te ardhur ne stadium.”

“Me vjen keq qe nuk eshte me ky shkembim emocionesh gjate ndeshjeve, por ne do te bejme maksimumin. Do te kerkojme te ndihmojme edhe ata qe marrin vendime.”

“Per te tjerat, mendoj se tifozet ne derbin e fundit kane qene teper te rendsishem per ate kthim nga 0-2 ne 4-2. Do te japim gjithmone maksimumin per bluzen tone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.