Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet heroi i ndeshjes Lautaro Martinez: “Jam shume i lumtur. E ardhmja? Inter ka disa probleme, por…”

Inter, flet heroi i ndeshjes Lautaro Martinez: “Jam shume i lumtur. E ardhmja? Inter ka disa probleme, por…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez, autor i golit te fitores 2-1 ndaj Torino, komenton menjehere i nxehte ndeshjen e fituar ne Olimpico te Torinos.

Keshtu eshte shprehur El Toro pak minuta me pare per Sky Sport:

Sa peshon ky gol?

“Shume, sepse ka qene nje ndeshje shume e veshtire. E dime shume mire qe Torino ishte poshte ne klasifikim dhe se kishte nevoje per pike.”

“Por edhe ne donim te qendronim sa me lart ne klasifikim. Kemi fituar dhe jemi shume te lumtur per kete fakt.”

Cfare do te thote te fitosh nese vuan keshtu? Qe jeni ne momentin me te mire?

“Po. Stervitemi cdo dite per ti bere gjerat ne menyren e duhur. Perballemi ne cdo ndeshje ne menyre te ndryshme.”

“Kemi nevoje per kualitet, zemer dhe mendje: sot kemi treguar se duam dicka te rendesishme kete sezon.”

Sa gola do te shenosh per te qene i lumtur?

“Shiko, une dua te fitoj, kush shenon vjen me pas. Jam shume i lumtur per familjen time qe eshte prezente sa here shenoj.”

Sa mungon per rinovimin?

“Po punojme. Interi eshte ne veshtiresi, ne mendojme te punojme dhe me pas marreveshja do te gjendet. Jam i qete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.