Inter, i pari qe flet eshte lideri Lautaro: “Super i lumtur qe Lukaku eshte ketu me ne, por jam i lumtur edhe per…”
Njeri nder protagonistet e fitores se sotme ne San Siro nga ana e Interit, Lautaro Martinez, ka folur menjehere per mediat.
Ai eshte ndalur per mikrofonat e Sky Sport, ku ka folur per miqesine me Lukaku, por edhe per qendrimin e Milan Skriniar.
Keto kane qene fjalet e tij: “Nje emocion shume i bukur sot. Kemi pasur perballe nje skuader shume kompakte, por kemi bere nje pune teper te mire”.
“Duhet te vazhdojme keshtu, sepse eshte vetem fillimi. Jemi me gjashte pike ne klasifikim, por ka ende rruge per te bere”.
“Lukaku? Duket sikur ka ikur dje dhe eshte kthyer sot. Jam shume i lumtur qe eshte kthyer per te luftuar me neve”.
“Gjendet shume mire me te gjithe, teper te lumtur qe e kemi ketu. Kemi folur shume, qe prej dites qe vendosi te ikte”.
“Ai na jep nje dore te madhe. A jemi me te forte se viti i kaluar? Nuk e di, por kerkojme gjithmone te permiresohemi. Shohim perpara dhe luftojme te gjithe bashke”.
“Skriniar? Super i lumtur qe edhe ai do te qendroje. Eshte nje lojtar teper i rendesishem. Edhe me te do te luftojme per te fituar titullin”.