Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati te ndodhe mrekullia ne sulm ne sezonin 22-23? “Nga klubi i sigurojne te gjithe se…”

Inter, gati te ndodhe mrekullia ne sulm ne sezonin 22-23? “Nga klubi i sigurojne te gjithe se…”
Inter Club Staff

Endrra e te gjitheve, ne ambientin zikalter, eshte ajo qe te shihet vitin e ardhshem Lautaro Martinez perkrah Paulo Dybala. 

Ky skenar do te jete i realizueshem vetem ne rast se klubi do te arrije qe te siguroje nje shume parash nga nje shitje e rendesishme, por qe nuk prek Lautaro Martinez.

Per kete flet sot Corriere dello Sport: “Ne klubin zikalter, nuk e konsiderojne aspak argjentinasin te shitshem (por tek Interi keshtu nuk eshte as Skriniar, Bastoni, Barella apo Dumfries).”

“Kjo vetem per arsyen se ne merkato te gjithe e ka nje cmim, dhe koherat kane ndryshuar. Aktualisht asnje lojtar ne bote nuk eshte i pashitshem.”

“Gjithesesi, nese Interit nuk i vjen ndonje oferte e parefuzueshme alla-Lukaku per Lautaro Martinez, atehere po qe ai do te shitet, por kjo ka shume pak gjasa te ndodhe.”

“Kush e deshiron ne kete moment Lautaron? Ne klubin zikalter, sigurojne se asnje klub nuk eshte bere perpara ndersa agjenti nuk ka bere ndonje kerkese zyrtare.”

“Atletico Madrid ka mohuar cdo afrim me Lautaron por Joao Felix i ka bere valixhet gati me destinacion Parisin.”

“Nderkohe, ne Angli ka nga ato klube qe e kane qef Lautaron si Chelsea, por duket e pamundur te bejne dicka ne kete merkato.”

“Por nga ana tjeter, Inter eshte e qete sepse Lautaro eshte i lumtur dhe nga ana tjeter, afrimi i Dybala ne Milano, qe eshte nje nga shoket e tij me te mire, do te ishte nje super sinjal pozitiv.”

Paulo Dybala bids tearful farewell to Juventus as speculation over his next  move intensifies - Football España

“Dybala dje ka luajtur te fundit ne Juventus Stadium mes lotesh dhe Interi ka kohe qe eshte ne kontakt me agjentin.”

“Lotet kane qene te shumte dhe skenat kane prekur te gjithe tifozet e Juventusit qe kane qene prezent ne stadium dhe ne shtepi.”

“Madje sipas tyre, edhe nese ai kalon tek Interi, eshte i falur sepse Juventusi nuk i ka lene ndonje rruge tjeter ne kete mes.”

“Por ato pamje kane qene oksigjen ne nje fare menyre edhe per Marotten, qe tashme e sheh Dybala me afer.”

“Ai ka qene nje enderr e vjeter dhe transferimi ne Milano do i bente vetem mire nje klubi si Inter qe deshiron te rritet akoma me shume.”

“Tashme topi kalon direkt te Dybala, qe do duhet te vendose me deshiren e tij te madhe: te mos largohet nga Serie A.”

“Tek Inter eshte gati te ndodhe keshtu mrekullia ne sezonin e ri: Lautaro plus Dybala, normalisht, nese e lejon merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.