Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

541 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon: “Marotta ka nje ‘armik’ ne skuadren zikalter: ai po tenton te largoje me cdo kusht…”

Inter, Gazzetta zbulon: “Marotta ka nje ‘armik’ ne skuadren zikalter: ai po tenton te largoje me cdo kusht…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne ‘uljet e kostove’ qe jane vendosur nga Suning, ashtu si nenvizon sot La Gazzetta dello Sport, rroga e nje lojtari ne kete moment quhet e ekzagjeruar.

Behet fjale per 6,5 milione eurot ne sezon qe Inter paguan per sherbimet e Arturo Vidal dhe kontrata e tij deri ne 30 qershor 2022.

“Ne kete moment, ky shpenzim, duke pare edhe pandemine, nga Suning konsiderohet si nje shpenzim i tepruar.”

“Per kete arsye, Vidal per momentin eshte kthyer ne ‘armikun’ e Marottes ne skuadren zikalter. Normalisht ne menyre figurative, sepse Marotta ne kete mes mbron interesin e klubit.”

“Por duhet theksuar edhe dicka tjeter: Beppe Marotta e ka pare kete operacion gjithmone me dyshime por Vidal ka qene nje kerkese specifike e Contes.”

“Nderkohe, lojtari vete per ESPN Kili ka thene se eshte shume e veshtire te mendoje per nje skuader tjeter duke qene se me Interin sapo ka fituar Skudeton.”

“Ai nder te tjera eshte shprehur se enderron te fitoje Champions Leguen dhe do qe te qendroje tek Interi per te luftuar edhe per kete trofe pas Skudetos.”

“Por Inter nderkohe nga ana tjeter ka ide te tjera: ideale per zikalterit do te ishte qe ai te shitej. Duke qene se tashme nuk eshte me as titullar, rendimenti ka qene i ulet dhe demtimet te shumta, lojtari mund te lirohet edhe me parameter zero nese nje oferte do te vinte.”

“Por normalisht gjithcka eshte ne duart e lojtarit kilian edhe pse Marotta po tenton te gjeje nje sistemim per te me te gjitha menyrat dhe kontaktet qe ka.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.