Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo – Ja super rroga qe Barcelona i ka ofruar Lautaros: shifer e paimagjinueshme!

Mundo Deportivo – Ja super rroga qe Barcelona i ka ofruar Lautaros: shifer e paimagjinueshme!
Inter Club Staff

E kush eshte ajo media qe nuk ka shkruar keto dite per nje te ardhme te Lautaro Martinez tek Barcelona?

Nese do te thonim asnjera, nuk eshte aspak nje ekzagjerim sepse te gjitha pa perjashtim kane shkruajtur per kete teme.

Por Interi nuk eshte zhbalancuar per kete ceshtje keto dite aspak dhe te vetmet lajme qe kane dale nga klubi zikalter kane qene ato ne lidhje me klauzolen.

Klubi zikalter sipas asaj qe behet me dije edhe nga gazetare afer ambjentit zikalter, nuk deshiron ta shese lojtarin dhe prandaj kerkon klauzolen ne kembim.

Por Mundo Deportivo diten e sotme ka dhene me te vertete nje lajm jo edhe aq te mire, duke qene se ka zbuluar rrogen faraonike qe i ka ofruar Barcelona argjentinasit.

“Interi nese vjen puna te rroga, duket e dorezuar sepse nuk mund ti ofroje kurre ato shifra qe i ofron Barca Lautaros.”

“Me sa duket, klubi katalanas i ka vene ne pjate Lautaro Martinez plot 12 milione euro qe jane plot 5,5 milione euro me shume nga sa merr me i paguari tek Interi (Lukaku) dhe plot me shume se 7 milione euro nga sa mendohet se Interi do i ofroje Lautaros ne kontraten e re. Nje shifer e paimagjinueshme nga Interi.”

“Pra, nese ceshtja eshte ekonomike: nuk kemi nje gare. Barcelona eshte nje superfuqi sot per sot dhe ne Itali, nuk eshte e njejta situate si ne Spanje.”

“Prandaj tek Interi nuk jane te qete. Problem shume i madh do te jete nese Lautaro do te kerkoje shitjen tek Barcelona. E te pakte do te ishin lojtaret ne bote qe do i rezistonin asaj qe ofron Barcelona…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.