Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Hakimi, ja kur lindi gjithcka: “Conte ne ate kohe i tha drejtuesve…”

Inter-Hakimi, ja kur lindi gjithcka: “Conte ne ate kohe i tha drejtuesve…”
Inter Club Staff

Nese sapo ai ka vene kembe ne Milanon zikalter kerkesa e pare ka qene Romelu Lukaku, per vitin e tij te dyte te pankina e Interit, Antonio Conte ka kerkuar nje emer i vendosur: Achraf Hakimi.

Per sulmuesin belg koherat e tratatives ishin shume te gjata, ndersa per lojtarin e krahut, ka ndodhur totalisht e kunderta.

Gjithcka eshte mbyllur ne nje sulm te shpejte ne fund te qershorit, ku Interi ka siguruar edhe sherbimet e lojtarit.

Shkendija e vertete ka ndodhur ama ne ate Dortmund-Inter, kur Hakimi beri qe mbrojtja zikalter te cmendej totalisht.

“Ne daten 5 nentor 2019, shkendija e vertete: “A mund ta bejme nje investim ne vere? Po? Ok, le te bejem gjithcka per te arritur tek ai.”

“Pak a shume ky ka qene mendimi i Antonio Contes qe i eshte thene drejtuesve per sa i perket lojtarit te krahut te se ardhmes se Interit.”

“Qe ne ate kohe ai ankohej per nje skuader shume te vogel (ne numer lojtaresh, mungese zgjedhjesh, shume demtime), ndersa ai e kishte objektivin diku tjeter: te afronte Achraf Hakimi.” – nenvizon La Gazzetta dello Sport.

“Per sa i perket ceshjtes se titullarit, nuk ka asnje dyshim: ne karte ai eshte pronari i krahut te djathte.”

“Ai eshte endrra e realizuar e Contes qe ne janar provoi te permiresonte krahet me ardhjen e Young dhe Moses.”

“Nigeriani nuk ka bindur plotesisht, keshtu qe ishte i nevojshem nje investim super, prej 40 milione eurosh per te bere kapercimin e madh.”

“U tha, u be. Edhe ne nje kohe shume te shpejte, por gjithcka eshte zhvilluar ne sekret te plote sepse ashtu si u pranua me vone, tratativa me Real Madrid kishte muaj qe kishte nisur.”

“E nese ‘dita e bukur shihet qe ne mengjes’, tifozet e Interit mund te jene optimiste.”

“Ne pre-season, edhe pse ka qene shume i shkurter, Hakimi ka treguar arsenalin e tij.”

“Asgje per tu gezuar, sepse Hakimi pritet qe gjerat e medha ti beje ne ndeshje zyrtare, por ai ne nje fare menyre ka treguar se cfare duhet te presin te gjithe.”

“Sot per sot ai mbetet nje ‘premtim’ ndersa neser pretendon te jete nje TOP PLAYER. Me bluzen zikalter veshur natyrisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.