Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

668 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter hidhet ne sulm per lojtarin e Manchester United: “Ja detajet e ofertes se Marottes: eshte nje kerkese specifike e Contes.”

Inter hidhet ne sulm per lojtarin e Manchester United: “Ja detajet e ofertes se Marottes: eshte nje kerkese specifike e Contes.”
Inter Club Staff

E ardhmja e Milan Skriniar mund te jete me te vertete larg Interit.

Tottenham e ka shume seriozisht per mbrojtesin e Interit dhe ne ditet e vazhdueshme pritet edhe nje takim tjeter i rendesishem.

Sipas Corriere dello Sport nderkohe, ne rast shitje te sllovakut, Interi do te hidhet ne sulm menjehere per ish-lojtarin e Romes qe eshte kthyer aktualisht tek Manchester United.

Behet fjale per Chris Smalling, i cili eshte ne listen e shitjeve te United por per te cilin Roma nuk ja ka dale te gjeje nje marreveshje.

“Deri me tani, Roma ka ofruar maksimumi 12 milione euro plus bonuse ndersa Manchester nuk pranon me pak se 20 milione euro.”

“Nese Interi do te kete parate nga shitja e Skriniar, Interi mendon seriozisht qe te formuloje nje oferte rreth 18 milione euro per anglezin.”

“Mbase keto para do te jene te pagueshme ne tre keste dhe keshtu mund te arrihej dakordesia me United.”

“Me kete klub ka mardhenie te mira sidomos pas dy operacioneve per Lukaku dhe Sanchez.”

ENDRRA – “Endrra mbetet Nikola Milenkovic nga Fiorentina, por opsioni me i mundshem eshte Chris Smalling i United.”

“Fiorentina nuk deshiron ta shese ne asnje rast serbin, ose te pakten jo per me pak se 40 milione euro.”

“Milani i ka propozuar atyre gjysmen e kesaj shume ndersa Interi eshte ne dritare.”

“Ndjesia eshte se pista qe te con tek Milenkovic ne kete moment eshte ajo me e veshtira.”

ALTERNATIVA E FUNDIT – “007 zikalter ne muajt e fundit kane ndjekur me kujdes edhe pisten Kabak.”

“Ai eshte monitoruar edhe me heret kur ka qene ende shume i ri. Nje sondazh eshte bere edhe ne sezonin e kaluar, kur Milani e kerkonte dhe Schalke e pagoi duke e marre per 15 milione euro, aq sa kishte edhe klauzolen.”

“Tani te Schalke ka nje klauzole me te larte, 50 milione euro, por ndermjetesuesit qe po shtyjne perpara kete ide, pretendojne e ai mund te largohet per shume me pak nga Gjermania.”

“Gjithesesi, duhet theksuar se nese Milan Skriniar largohet, lojtari me i mundshem per te ardhur ne Milano eshte Smalling i United.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.