Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,074 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi flet hapur per te gjithe: “Gosens po penalizohet nga dikush. Por te jeni te bindur te gjithe qe…”

Inter, Inzaghi flet hapur per te gjithe: “Gosens po penalizohet nga dikush. Por te jeni te bindur te gjithe qe…”
Inter Club Staff

Tekniku i Interit, Simone Inzaghi, duket se ka vendosur te flase hapur per ate qe po ndodh me Robin Gosens.

Ai ne konferencen per shtyp diten e djeshme ka treguar qarte se pse gjermani nuk po arrin te luaje dot ne kete periudhe.

“Si eshte Gosens? Ai eshte shume mire. Cdo gje po shkon mire per te. E kam vleresuar per ta hedhur ne fushe nga minuta e pare por pastaj zgjodha Perisic.”

“Ndeshja me pas shkoi ne nje drejtim tjeter nga sa kisha menduar une me zevendesimet sepse rrjedha e saj nuk mund te parashikohet.”

“Por eshte nje lojtar qe ndodhet mire dhe stervitet fort. Ate po e penalizon me se shumti forma e jashtezakonshme qe po kalon Perisic.”

Pse Lautaro ne pankine?

“Ne bejme vleresime gjithmone, ka ndeshje te shumta. Mendoj se ai eshte futur mire ne fushe ne ato minuta dhe na ka ndihmuar shume. Jam i lumtur per te gjithe sulmuesit e mi.”

Ti luan gjithmone me super titullaret sepse mendoni se e keni fatin ne duart tuaja?

“Une mendoj se me nje skuader si kjo nuk eshte e drejte te flitet per super titullare. Kane luajtur te gjithe gjate sezonit.”

“Kur luajme cdo tre dite ka nevoje per te gjithe. Kemi pasur kohe per tu stervitur mire dhe ne mengjesin e ndeshjes kemi zgjedhur formacionin me qetesine me te madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.