Tuttosport flet e dorezuar: “Me sa duket tani nuk kemi cfare te bejme: Inter eshte rikthyer per…”
Tuttospor, per nga menyra se si ka folur diten e sotme ne faqet e saj, duket se ka pasur shpresa se Interi do te ndalej ne La Spezia.
Ata thone se tashme askush nuk mund te beje asgje ne kete moment sepse Interi eshte rikthyer totalisht ne gare dhe e ka lene pas periudhen e keqe.
“Eshte rikthyer me sa duket ai Interi qe te perplas dhe te godet e sulmon pa pushim. Duket sikur eshte ai Interi i perpara pese shkurtit.”
“Ai Interi qe te gjithe menduan se vrau kampionatin. Deri me tani ka tre prova qe na bejne te mendojme kete gje.”
“Eshte fitorja e forte ndaj Juventusit ne Torino, eshte fitorja me lehtesi ndaj Verones dhe fitorja me supermaci ndaj Spezias.”
“Nje skuader tjeter do te kishte vuajtur me shume dje ndaj Spezias por ata diten ta vrasin ndeshjen ne momentin e duhur.”
“Ishte nje ndeshje e nje rendesie teper te madhe. Objektivi per Interin eshte te fitoje te gjitha ndeshjet. Kete e ka thene edhe Inzaghi.”
“Motivi se pse eshte i thjeshte per tu gjetur: nese Interi i fiton te gjitha merr edhe Scudetton bashke me yllin e dyte ne shtepi.”