Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,793 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Siguria e vetme Kovacic, per te gjithe te tjeret nuk kam vendosur. Neser nuk dua justifikime.”

Mazzarri: “Siguria e vetme Kovacic, per te gjithe te tjeret nuk kam vendosur. Neser nuk dua justifikime.”
Xhorxh Gellci

Ndeshja e trete ne shtate dite. Interi neser fluturon ne Trieste, ku do te luaje kunder Cagliarit. Objektivi eshte te vazhdohen sukseset e javeve te fundit. Walter Mazzarri ka folur para pak minutash ne konferencen e shtypit para ndeshjes, dhe inter.al ju sjell fjalet e tij.

Ka patur pak kohe per te pregatitur kete ndeshje?
“Nese them dicka qe e mendoj do te thone qe kerkoj justifikime. Por dua qe skuadra te beje nje ndeshje te madhe, por gjithsesi do te doja pak me shume kujdes  per keto gjera, sepse nuk kam patur as 72 ore per te rekuperuar fizikisht.”

Si mendon ta arrish vazhdimesine e rendimentit qe ke patur duke futur gjithmone te njejtet titullare, duke menduar qe neser do te kete ndonje ndryshim?
“Eshte nje pyetje e bukur te ciles nuk di ti pergjigjem. Nese ndonje gazetar kerkon te kuptoje idene, sot nuk kam patur as kohe per t’u dhene fanellat. E kemi bere gjithcka me nxitim, dhe deri neser ne mengjes duhet te bej vleresime. Rritja e skuadres dueht te vazhdoje, duhet te bej ndryshimet e duhura duke pare qe Jonathan ishte i lodhur, Cambiasso ne fund te ndeshjes ishte “i sfilitur”, donte te zevendesohej, por kam zevendesuar Jonathan. Neser do te pres deri ne fund, edhe Palacio me Alvarez jane te lodhur. Duhet te vleresoj dhe kuptoj, me ndjesite qe kam, per te zgjedhur skuadren qe do me jape me shume garanci. Per me teper, duhet te vleresoj aspekte te tjera si organizimi i fazes taktike per ata qe kane luajtur me pak. Ata punojne me 22 veta, duke bere role dyshe. Ka disa qe duhet te kuptojne me mire ate qe duhet te bejne.”

Duke patur parasysh lodhjen tuaj, si dhe karakteristikat e Cagliarit, ndeshja e neserme eshte me shume e veshtire?
Eshte e veshtire per te gjitha gjerat qe permenda me siper, dhe nuk kam folur akoma per kundershtaret. Ata kane nje trajner te rendesishem, lojtare te nje niveli te shkelqyer. Nese nuk jemi te kujdesshem, kjo ndeshje mund te jete ajo qe do na hape me shume probleme ne nje moment euforie.”

Formacionin nuk e jep kurre, por ka ardhur momenti per te hedhur ne fushe Kovacic?
“Ai eshte siguria e vetme qe kam. Kovacic neser do te luaje si titullar. Djemte e kane kuptuar menjehere qe une shikoj fushen, ate qe jep shume veshtire se e heq nga fusha, me perjashtim te momenteve si tani, ku duhet edhe te clodhemi. Vetem keshtu mund te bej ndryshime ne zgjedhjen time teknike. Ndersa Mateo ka humbur trenin per shkak te demtimit, te tjeret e kane cuar skuadren para. Eshte rifutur, ne Catania dukej qe ishte pak mbrapa, dy here ka hyre gjate lojes ne zhvillim, duke luajtur shume mire, sidomos me Fiorentinen, prandaj meriton te filloje titullar. Dhe duhet te tregoje se ben me mire se te tjeret.”

Keni protesuar ne Federate? Si ju jane pergjigjur?
“Kete nuk e di, por keto inpute duhet te jene ndertuese. Ndodhi, nuk ka gje, por nuk duhet te ndodhe me. Nuk dua qe te kete nje alibi, por per te bere nje kampionat te drejte duhet te kujdesesh per keto gjera. Fiorentina qe luajti te enjten dhe tani luan te henen, Cagliari luajti te merkuren dhe luan te dielen, madje ne oren 15.”

13 pike ne 5 ndeshje. Jeni i kenaqur, mbase dhe tej mase?
“Kur filloj nje aventure te re kerkoj te jap gjithçka nga vetja, pa krijuar probleme. Do luajme. Pa bere llogaritje. E kam thene qe ne diten e pare, dhe kjo duhet te me njihet Kam dashur ti rilind te gjithe lojtaret qe kisha.”

Sa e veshtire do jete te hiqni dore nga Cambiasso?
“Ai eshte fondamental per ate rol, dhe per ate qe ka bere me Fiorentina do thosha 50-60%. Ne vend te tij mund te luaje Kuzmanovic ose Taider. I pari mund te ndodhet me komod ne ate pozicion.

Rocchi, arbitri, ju frikeson?
“Absolutisht jo, nuk dua te flas per keto gjera. Nuk me perket kjo teme.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.