Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

498 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport ngre alarmin: “Conte sapo ka marre nje dush te ftohte nga Zhang: tranjerit i eshte thene qarte se…”

Tuttosport ngre alarmin: “Conte sapo ka marre nje dush te ftohte nga Zhang: tranjerit i eshte thene qarte se…”
Inter Club Staff

Sapo ka filluar rikthimi i plotfuqishem i Steven Zhang ne boten zikalter dhe ne Milanon interiste (ai ka mberritur dje).

Presidenti i Interit eshte rikthyer pas shume muajve mungese dhe menjehere ka filluar punen e tij ne krye te Interit.

Fale punes se bere nga klubi dhe nga Ministria e Shendetesise Italiane dhe ajo Kineze, ai nuk eshte dashur qe te beje karantine.

Por kjo eshte nje teme tjeter, sepse tashme Steven Zhang eshte gati per te vene firmen ne disa nga ceshtjet me me shume rendesi ne klubin zikalter.

“E para gje qe ai duhet te zgidhe, eshte pikepyetjet qe ekzistojne ne mendjen e Antonio Contes dhe per te cilat tekniku ka folur publikisht.”

“Conte ka shume pasiguri per sa i perket te ardhmes dhe po pretendon qe Suning te beje disa sakrifica ne merkato per te bere nje sezon te madh edhe ne Europe sezonin qe vjen.”

“Por duket se Conte ka marre nje dush te ftohte direkt nga Steven Zhang i cili ka pranuar para drejtuesve se nuk mund te behet nje merkato e rendesishme me shifra te pabesueshme si ajo e para dy sezoneve.”

“Blerje si ajo e Lukaku duken nje kujtim i larget dhe emra si ai i Kante ne kete moment duken te pamundur per Interin, ashtu si shumicen e klubeve ne europe qe jane prekur nga pandemia.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.