Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

233 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kush eshte dyshimi i madh i Contes per ndeshjen ndaj Shakhtar: “Nuk perjashtohet qe Hakimi…”

Inter, ja kush eshte dyshimi i madh i Contes per ndeshjen ndaj Shakhtar: “Nuk perjashtohet qe Hakimi…”
Inter Club Staff

Per momentin, ka vetem dy dyshime te medha per sa i perket formacionit te Interit per ndeshjen e neserme ndaj Shakhtar.

Behet fjale vetem per krahet e mesfushes, ku ne dyshim eshte dyshja Hakimi-Darmian dhe Young-Perisic ne krahun e majte dhe te djathte.

Ata te katert luajne me njeri-tjetrin nje gare per dy bluza titullari, duke qene se ne pozicionet e tjera nuk eshte se ka gare per bluze titullari, edhe pse mesfusha eshte e mbushur me mungesa.

Aty do te mungoje me shume mundesi edhe Niccolo Barella dhe Arturo Vidal (qe i jane bashkuar listes se demtuarve si Radja Nainggolan).

DYSHIMI I MADH HAKIMI-DARMIAN – “Kuotat e Hakimi nga minuta e oare jane rritur ndjeshem pas dopietes se tij kunder Bolognas.”

“Ai ka qene nje sinjal shume i madh, edhe pse Darmian eshte nje zgjedhje e mire ne cdo moment per Conten ne te djathte.”

“Darmian u tregua ekzemplar ne gjermani, duke realizuar edhe golin e pare, por kesaj radhe, tekniku mund te perzjeje letrat.”

“Nuk eshte e thjeshte te privohesh nga nje si Darmian nga minuta e pare, duke qene se ai jep me shume siguri prapa, por te kesh nje arme si Hakimi ne stol mund te jete gjithashtu nje zgjidhje e mire per te ndryshuar lojen ne vazhdim.”

“Ky eshte dyshimi i madh qe ka Conte, e nese do te flisnim per perqeindje, mund te themi se Darmian ka 50.01% mundesi te luaje nga minuta e pare ndersa Hakimi, 49.99%. Topi kalon te Conte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.