Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,672 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SM – Icardi nënshkruan, Toure tashmë i bindur: shifrat dhe detajet e ofertës. Zukanovic dhe Vrsaljko në vëzhgim, dëshira Dybala

SM – Icardi nënshkruan, Toure tashmë i bindur: shifrat dhe detajet e ofertës. Zukanovic dhe Vrsaljko në vëzhgim, dëshira Dybala
Rinor Sopaj

Interi i së ardhmes do t’ia filloj nga Icardi dhe Toure. Ashtu sic raporton Sportmediaset, shoqëria zikaltër është shumë pranë ripërtërirjes së kontratës me bomberin e saj (janë pajtuar për një pagë prej 2.5 milion për sezon plus bonuse) dhe tashmë ka filluar operacionin për mesfushorin e City-it: Mancini e ka bindur ivorianin që t’i bashkohet në Milano dhe ta pranoj një kontratë të vlefshme për katër vite me një pagë prej 4 milion e gjysëm për sezon plus bonuse, në ndërkohë për qytetarët do të jetë gati një ofertë prej 8 milionësh dhe bonuse në qoftë se klubi kualifikohet në Champions, e ngjajshme me marrëveshjen që Juventus e bëri dy vite më përpara për Tevez.

Po punohet edhe nëpër drejtime tjera: janë të zgjedhur Zukanovic dhe Vrsaljko, dy mbrojtës të krahut, gjendja e të cilëve po shqyrtohet respektivisht me Chievon dhe Sassuolon, ndërsa për sulmin dëshira intriguese mbetet Dybala, për një tandem argjentinas me Mauriton.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.