Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

665 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kush mund ta zevendesoje Skriniar: “Luan ne Serie A dhe Marotta dhe Conte jane shume dakort me blerjen e tij.”

Inter, ja kush mund ta zevendesoje Skriniar: “Luan ne Serie A dhe Marotta dhe Conte jane shume dakort me blerjen e tij.”
Inter Club Staff

Eshte Armando Izzo perforcimi per mbrojtjen e Interit qe eshte perzgjedhur nga Antonio Conte dhe Beppe Marotta ne rast se largohet Milan Skriniar.

Ata qe e konfirmojne interesimin e zikalterve per mbrojtesin e Torinos qe ishte kundershtar i Interit diten e djeshme ne San Siro jane gazetaret e Tuttosport.

Sipas tyre, lojtari eshte ne deshirat e Interit prej kohesh dhe zikalterit jane gati qe te bejne nje tentative reale per te.

Po cfare oferte ka menduar te beje Interi per lojtarin italian qe luan ne qender te mbrojtjes prej disa sezonesh me Torinon?

Me sa duket, administratori i deleguar i Interit eshte i gatshem ti ofroje Torinos kartonin e Gagliardinit ose ne alternative ate te Andrea Pinamontit, qe do mund te blihet per 20 milione euro nga Genoa ku luan aktualisht dhe ndaj te cilit Interi gezon te drejten e riblerjes.

“Antonio Conte e pelqen shume lojtarin (Izzon gjithmone), dhe po ashtu mendon per te edhe Beppe Marotta.”

“Ata te dy jane te gatshem qe te ofrojne te Torino lojtare si Roberto Gagliardini dhe Andrea Pinamonti, kjo fale edhe Mino Raiola.”

“Agjenti i njohur italo-hollandez eshte agjenti i Armando Izzo por edhe i Andrea Pinamontit. Prandaj gjithcka mund te thjeshtohet nga ky detaj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.