Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja mrekullia e fundit e Suning: “Vendim i papritur: ka vendosur te mos rrezikoje te ardhmen e klubit duke…”

Inter, ja mrekullia e fundit e Suning: “Vendim i papritur: ka vendosur te mos rrezikoje te ardhmen e klubit duke…”
Inter Club Staff

I aq shume prituri Steven Zhang eshte rikthyer me ne fund ne Itali dhe shume shpejt do te ndodhe edhe takimi i madh per ta ardhmen e Interit.

Kane qene dite shume te gjata qe prej momentit kur eshte paralajmeruar ardhja e tij por ja tek jemi sot: Steven ka mberritur diten e djeshme.

Ne fakt, jane te shumta ceshtjet qe do duhen te zgjidhen nga ai me ceshtjet ekonomike ne radhe te pare.

Kete gje shkruan Corriere dello Sport, e cila zbulon gjithcka cfare do te ndodhe por zbulon edhe ‘mrekulline’ e fundit te Suning per Interin.

“Prioriteti ne kete moment, dukshem, eshte klubi zikalter. Per te zgjidhur krizen financiare te shkaktuar nga pandemia, Zhang ka zgjedhur rrugen me te mire.”

“Si? Ai ka marre nje hua te rendesishme nga nje kompani shume e fuqishme ne Azi dhe ne Kine qe quhet Bain Capital.”

“Por kjo hua (kredi) sipas lajmeve te fundit nuk ka te beje fare me Interin, pra nuk do te rrise aspak borxhin e Interit.”

“Operacioni duket se ka ndodhur ne kete menyre: Suning ka marre kredi per 270 milione euro nga Bain Capital dhe Suning me pas i ka xhiruar keto 270 milione tek Interi.”

“Pra, ne kete menyre Interi nuk ngarkohet aspak me kredi por te gjithe peshen e kredise e ka marre direkt Suning.”

“Ky ka qene nje vendim i papritur sepse Zhang ka vendosur te mos rrezikoje te ardhmen e klubit duke marre nje hua ne emer te Interit por e ka bere kete nepermjet Suning.”

“Eshte nje levizje qe do te tregoje shume per te ardhmen zikalter por edhe mbi qellimet qe Steven ka per zikalterit.”

“Keshtu u tha dhe keshtu ndodhi. Ardhja e tij ne Milano ka ndodhur ne te njejten kohe edhe me finalizimin e financimit. Keto para duken si nje shi ne shkretetire ne kete moment.”

“Do te ndihmoje jo pak Interin qe te kaloje nje faze delikate por edhe te festohet titulli pa ankth dhe me shume qetesi.”

“Presidenti ka ardhur me celesat ne dore, duke qene se tratativen me Bain Capital e ka ndjekur ai vete hap pas hapi.”

“Keshtu, bilanci i Interit nuk do te preket aspak nga kredia por gjithcka do te peshoje ne bilancin e Suning dhe Great Horizon (keshtu quhet kompania qe ka hapur Suning per te kontrolluar aksionet e Interit nga Luksemburgu).”

“Sapo parate te kalojne ne kasat e Great Horizon, atehere ata do te kalojne menjehere 200 milione tek Interi me nje financim aksioneresh.”

“Nuk do te rritet kapitali, ashtu si u imagjinua ne fillim. Por me sa duket, keto para nuk do te jene per te likujduar Lion Rock, gje kjo qe do te ndodhe ne nje moment te dyte.”

“E nga kjo levizje mund te kuptohet fare lehte se Suning po punon edhe per nje ortak te ri tek Interi: fakti qe Lion Rock do vazhdoje edhe pak, do te thote se shume shpejt ata mund te zevendesohen nga ndonje ortak i fuqishem.”

“Bilanci i Interit eshte ne stres, ashtu si bilanci i cdo klubi te madh ne Europe, por te pakten e ardhmja tashme eshte me e qete.”

“Duhet theksuar ama: fale Suning. Nje shoqeri tjeter nuk do ja kishte dale dot te dilte e shendetshme nga e gjithe kjo histori.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.