Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kete vere largimi i Vidal dhe Sanchez do te kushtoje ‘sa qimet e kokes’: “Dalin ne pah shifrat. Plot…”

Inter, kete vere largimi i Vidal dhe Sanchez do te kushtoje ‘sa qimet e kokes’: “Dalin ne pah shifrat. Plot…”
Inter Club Staff

Dite shume intensive per Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal te cilet me Kilin e tyre sot do te provojne te kapin trenin e fundit per Katar kunder Uruguay.

Por Tuttosport, pikerisht diten e sotme ka vendosur ti kushtoje atyre nje shkrim duke zbuluar edhe sa shume do i kushtojne Interit kete vere largimet e tyre.

“Per Interin, sapo kombetaret te kthehen, do te nise edhe njehere misioni Scudetto ku zikalterit do te tentojne te rikthehen ne gare.”

“Por pas ketij misioni, ne qershor, ata do te duhet te kerkojne nje skuader te re per karrieren e tyre sepse tek Inter nuk kane me vend.”

“Ne fund te sezonit, Inter do te kurseje 7 milione euro page nga Sanchez dhe 9,5 milione euro page nga Vidal (kaq do i shkoje nese qendron).”

“Por drejtuesit e Interit e kishin parashikuar qe kjo dite mund te vinte dhe kane futur nga nje klauzole te kontratat e dy lojtareve per largim te parakohshem.”

“Nese kjo ndodh, Inter do i paguaje Sanchez 4,5 milione euro ndersa Arturo Vidal do i paguhet 4 milione euro.”

“Te dy lojtaret nga ana e tyre duan ta mbyllin me se miri kete sezon sepse duan qe te kene nje shans te fundit per te treguar cilesite e tyre qe me pas te kerkojne edhe nje klub ne lartesine e deshires qe ata kane: per te qendruar ende ne nivele kompetitive.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.