Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

733 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, problemi i pare super i madh per Marotten: quhet Skriniar! Interi e rrezikuar sepse…

Inter, problemi i pare super i madh per Marotten: quhet Skriniar! Interi e rrezikuar sepse…
Ardis
  • On 23/11/2018, 19:17

Nuk kane mjaftuar 60 milione € te Manchester United per te bindur Inter-in te shese Skriniar, por tashme Chelsea e ka seriozisht dhe e ka ngritur oferten per ne janar.

Sarri po kembengul per te marre mbrojtesin e forte sllovak dhe klubi londinez mund te ofroje 80 milione € per ta transferuar qe ne fillim te vitit te ri.

“Ashtu sic dihet, prej kohesh Inter-i dhe agjenti i lojtarit po flasin per nje rinovim te mundshem. Jo per shkak se kontrata eshte ne skadence (2022), por sepse lojtari ka nje rroge jo ne te njejten linje me performancen ne fushe”.

“Nje milion e gjysem qe merrte ishte nje shifer e pershtatshme per 21 vjecarin qe vinte nga nje sezon i mire me Sampdoria-n. Por tashme qe njihet si nje nga mbrojtesit me te forte ne bote (edhe pse ne realitet rendimenti ne fillim te sezonit ishte pak nen pritshmerite) eshte e drejte qe rroga e tij te pershtatet me lojtaret e nivelit te pare”.

“Ai vete, kohet e fundit, i ka qetesuar tifozet: “Rrini te qete persa i perket kontrates sime”, ka thene ne nje interviste. Gjithsesi oferta e Chelsea-s se Sarri-t, mund te beje qe shoqeria zikalter te hezitoje, pavaresisht lojtarit. Dhe me nje shitje te tille ne keto shifra, do te rregullonte bilancin per nje periudhe te gjate”.

“Ja pra, Inter-i qe eshte ne gatishmeri: per momentin e mohon qe te kete ardhur nje oferte e tille. Por eshte e gatshme per te marre oferta, nese vjen nje e tille, dhe te vleresoje ate”, lexohet ne Tuttosport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.