Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marco Branca shprehet shume i habitur: “Jam cuditur shume me Suning: une prisja qe ata…”

Inter, Marco Branca shprehet shume i habitur: “Jam cuditur shume me Suning: une prisja qe ata…”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka folur per mediat edhe ish-drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, i cili si lojtar ka veshur edhe fanellen e Fiorentines.

Ai e ka nisur mendimin e tij me pikerisht Rocco Commisson: “Pronaret e rinj te Fiorentines nuk me habisin sepse Commisso e ka treguar qe ka pasion.”

“Mendoj se te Fiorentina eshte nje njeri qe shume klube do te donin ta kishin. Futbolli yne ka mbetur mbrapa 30 vite per shkak te infrastrukturave.”

“Por kjo gje mund te ndryshoje. Mjafton qe te lejohen njerezit e sportit te investojne lirisht ne keto struktura.”

“Interi dhe Suning? Per hir te vertetes jam shume i habitur, nuk e prisja fare te ndodhte keshtu, por me sa duket qeveria Kineze ka vendosur gjithcka.”

“Ata vendosin edhe per kompanite, jane nje shtet komunist. Keshtu jane gjerat dhe mbase duhen pranuar.”

“Jam i surprizuar sepse mendoja se familja Zhang ishte familja e duhur per te derguar drejt suksesit ish-klubin tim.”

“Interi eshte kompetitve shume kete sezon dhe mund te fitoje dicka. Edhe pse keto probleme jane veshtiresi me shume per kete skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.