Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,751 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta fsheh faktet perpara mediave? “U duk sikur zbuloi situaten per Dybala, por e pabesueshme si…”

Inter, Marotta fsheh faktet perpara mediave? “U duk sikur zbuloi situaten per Dybala, por e pabesueshme si…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme Beppe Marotta dhe Simone Inzaghi kane dale perpara mediave per te folur per sezonin e ri te Interit qe merr udhe sot.

I pari qe ka marre fjalen ne Inter HQ ka qene pikerisht administratori i Interit, Beppe Marotta, qe e ka nisur gjithcka me nje forme monologu.

Ai ka falenderuar te gjithe me radhe, duke tregura se si Inter eshte ne rrugen e mbare dhe normalisht, e ka mbyllur me merkaton.

Ai ka thene disa fjale vertete te rendesishme per Paulo Dybala, por ne vend qe te mbyllet kjo histori pas fjaleve te Marottes, ai duket se ka futur thjesht me shume pasiguri ne radhet e mediave.

“Si fillim, duhet thene se Beppe Marotta ka zgjedhur ne menyre vullnetare te flase per Paulo Dybala, pa e pyetur asnje person i vetem”.

“Administratori i deleguar i Interit, pa u pyetur fare nga gazetaret qe ishin prezent ne konferencen e djeshme, e ka hapur kete teme”.

“Ai ka folur qarte dhe ka derguar edhe nje mesazh te qarte per Dybala: Joya eshte nje mundesi e madhe merkato, por qe te ndodhe, duhet te ndodhin disa gjera specifike”.

“Marotta per te treguar kete ka perdorur si gjithmone nje diplomaci teper te madhe, por perseri, ai ka fshehur shume dhe ka luajtur poker me gazetaret”.

“Per te treguar situaten me ish-numrin 10 te Juventusit, Marotta kesaj radhe as nuk ka pritur nje pyetje nga gazetaret”.

“Ai eshte nje drejteus ekspert dhe ka vendsur te flase “ne menyre spontane” per Dybala, duke paraprire keshtu mediat dhe duke larguar pyetje te tilla nga Inzaghi edhe pse per kete nuk ja doli dot.

“Marotta ne fakt kishte ne dore edhe ta evitonte kete teme, duke kerkuar qe ne fillim te mos behen pyetje te tilla, por ai ka vendosur te kunderten”.

“Jo vetem qe nuk e ka evituar por e ka hapur vete dhe e ka perdorur kete konference edhe per te derguar nje mesazh te qarte edhe per lojtarin. I disati ne fakt”.

“Cili eshte ky mesazh? Qe pervec hapsires ne sulm qe duhet te lirohet, tani duhet edhe nje sforco nga ana e Dybala.”

“Vetem pasi Dybala te beje nje sakrifice per te ardhur ne Milano, atehere mund te kemi dicka te tille e normalisht mesazhi ka qene edhe per agjentin e Dybala”.

“Ky i fundit ka kerkesa shume te larta per sa i perket komisioneve per transferimin e lojtarit te tij dhe kjo eshte nje teme tjeter qe Marotta ka dashur te “paralajmeroje” lojtarin”.

“Prandaj, dje Marotta me shume se drejtues, ka qene nje lojtar pokerit. Me nje poker face te zakonshme nga ai, ne vend te zbuloje letrat, i ka fshehur me shume ato duke trazuar gjithcka me deklaratat e tij”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.