Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 27, 2022

Scroll to top

Top

955 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pse ka dale ne pah pista Akanji dhe a preket Bremer? “Sipas asaj qe behet me dije, Bremer nuk…”

Inter, pse ka dale ne pah pista Akanji dhe a preket Bremer? “Sipas asaj qe behet me dije, Bremer nuk…”
Inter Club Staff

Manuel Akanji eshte emri me i ri qe perflitet per Interin dhe per prapavijen e zikalterve ne oret me te fundit.

Me sa duket, mbrojtesi qendror i Borussia Dortmund, i lindur ne vitin 1995 dhe qe eshte ne skadence ne 2023 me gjermanet nuk deshiron te rinovoje me ta.

Pikerisht per kete arsye, Dortmund eshte gati ta shese ate qe kete vere, por shifrat qe ata kerkojne jane te rendesishme.

Gjithesesi, disa media e kane lidhur kete emer edhe me Bremer, por me sa duket e verteta eshte komplet nje tjeter.

La Gazzetta dello Sport shkruan: “Akanji ne kete moment per Interin nuk eshte nje alternative e Gleison Bremer aspak”.

“Ai eshte alternativa e Nikola Milenkovic, lojtarit te Fiorentines, qe shihet si zevendesi i Skriniar ne krahun e djathte te qendres”.

“Ne rast se Fiorentina do te kerkoje shifra te pabesueshme per serbin, atehere Akanji eshte emri ku Inter do te hidhet ne sulm”.

“Ka nga ata qe konfirmojne se kontaktet e Interit me Manuel Akanji kane filluar prej kohesh dhe se lojtari ka pasur edhe nje kontakt direkt me Marotten”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.