Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

782 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta po mendon per futbollistin e PSG per krahun e majte te mbrojtjes

Inter, Marotta po mendon per futbollistin e PSG per krahun e majte te mbrojtjes
Inter Club Staff

Interi vazhdon te monitoroje shume me kujdes merkaton qe ti dhuroje Antonio Contes perforcimet e duhura ne prag te sezonit te ri. 

Drejtuesit zikalter po vleresojne me kujdes nese do te duhet te nderhyjne ne krahun e majte apo nese duhet te presin edhe pak per te pare si do te vazhdojne pergatitjet me lojtaret aktual.

Per momentin, ne krahun e majte Antonio Conte e ka thene publikisht se Perisic nuk “ben per ate pune” dhe e konsideron ate sulmues e jo mesfushor krahu qe mund te beje komplet krahun e majte mbrojtje-sulm.

Nese Perisic nuk konsiderohet nje lojtar i majte apo ne rast largimi te kroatit, Conte do te kete ne dispozicion aty vetem Asamoah dhe Dalbert, por ky i fundit eshte ne shenjestren e Lyon dhe Monaco.

Tuttosport ka shkruar sot se ne rast se Perisic largohet, atehere me te vertete qe mund te vije nje mesfushor apo mbrojtes krahu qe do te luaje ne skemen 3-5-2.

“Eshte shume e mundshme qe Interi te kete gati nje emer surprize per krahun e majte.”

“Deri me tani, Interi ka kerkuar Kostic (Eintracht Frankfurt), Biraghi (Fiorentina) dhe Emerson Palmieri (Chelsea).”

“Por surpriza e vertete ne kete liste mund te jete ideja e fundit e Marottes: Kurzawa qe mendoeht se do te largohet nga PSG. Drejtuesit zikalter po ndjekin me kujdes situaten. Mund te jete pikerisht ai i perzgjedhuri nese kerkesat e PSG nuk do te jene me te larta se vlera e kartonit te tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.